Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka bërë me dije se sa efektivë të policisë janë prekur nga koronavirusi.
Gjatë mbledhjes online të Komisionit të Sigurisë, Veliu tha se gjithsej janë prekur 25 efektivë policie. Ai theksoi se të gjithë ata janë shëruar tashmë.
“Ka pasur 25 efektivë të prekur nga radhët e policisë, të cilët deri më tani janë të gjithë të shëruar”, tha Veliu.
Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë, Veliu tha se gjatë vitit 2019 ka pasur evidentim të krimeve seksuale, ndërsa theksoi se ka një shtim të rasteve të dhunës në familje.
“Përgjatë vitit 2019 është rritur evidentimi i krimeve seksuale. Po shohim me shqetësim shtimin e rasteve të dhunës në familje, ndërkohë që kanë shënuar rënie krimet e hakmarrjes”, shtoi ai.