Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” vijon të qëndrojë pranë njerëzve në nevojë, duke u sensibilizuar edhe në një tjetër mision madhor, duke u mundësuar analizat falas.
Pas anonçimit të lajmit nga drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, se analizat tashmë do të ishin falas për qytetarët në nevojë, menjëherë rastet janë parë me kujdes.
“Duke filluar nga sot, analizat për të gjithë njerëzit në nevojë, FALAS!
Mundësuar nga Fundjavë Ndryshe dhe Intermedica ❤️!
Faleminderit Intermedica. Na shkruani në [email protected] “Bamirësia nuk të varfëron”.
Themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, ka shpërndarë në Facebook disa foto, ku dëshmohet puna e palodhur, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve.
Këta të fundit e kanë të pamundur të paguajnë për kryerjen e analizave, aq jetike për shëndetin e secilit prej nesh.
“Bamirësia nuk të varfëron!”, e nën këtë moto, duket se misioni është kryer me sukses, ku qytetarët anembanë vendit kanë një krahë të ngrohtë ku të mbështeten, duke gjetur sërish përkrahje në “Fundjavë Ndryshe”.