E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Ambasadorja amerikane nuk ndalet: SHBA do qëndrojë krah Shqipërisë, mbështesim rrugën drejt BE-së

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, i ka përcjellë një mesazh qytetarëve shqiptarë, në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo thotë se SHBA ka qënë dhe do të qëndrojë krah Shqipërisë.

Teksa thekson se ky përvjetor e gjen botën në një kohë jo të zakontë, për shkak të pandemisë nga koronavirusi, Kim vë theksin tek reformat që duhen për Shqipërinë, që vendi të ecë përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Independence Day Message by Ambassador Yuri Kim

🇦🇱️ | Mesazhi i ambasadores Yuri Kim në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës! #Gezuar4Korikun🇺🇸️ | Ambassador Yuri Kim's Message on the United States of America's Independence Day! #FourthOfJuly

Publiée par U.S. Embassy-Tirana sur Jeudi 2 juillet 2020

“Përshëndetje! Miq të dashur, festimi i Ditës së Pavarësisë së Amerikës këtë vit nuk është si asnjë tjetër. Për herë të parë po përballemi me një pandemi, që nuk ka na lanë të mblidhemi në një çati për të festuar ditëlindjen e 244 të SHBA.

Ndërsa duhet të qëndrojmë të distancuar fizikisht, ne amerikanët dhe shqiptarët, jemi po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë. Mbetemi të lidhur nga dashuria dhe mbrojtja e lirisë sonë, e pavarësisë sonë dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen.

Më 17 shtator 1787, anëtarët e Konventës Kushtetuese nënshkruan draftin përfundimtar të Kushtetutës së SHBA-së. 52 fjalët e para të këtij dokumenti, në hyrje të tij janë disa nga më të fuqishme në historinë amerikane. Ata thonë: Në, populli i Shteteve të Bashkuara, me qëllim që të krijojmë një bashkim më të përsosur, të vendosim drejtësinë, të sigurojmë qetësin në vend, të sigurojmë mbrojtjen e përbashkët, të nxisim mirëqenien e përgjithshme dhe të sigurojmë bekimet e lirisë për veten tonë dhe për pasardhjen tonë, caktojmë dhe vendosim këtë Kushtetutë të SHBA.

Për dy shekuj e gjysmë, Amerika ka ndjekur atë ëndërr për të formuar një bashkim më të përsosur. Sipërmarrja jonë demokratike ka arritur sukses në një mënyrë unike dhe të pashembullt në historinë e njerëzimit.

SHBA kanë përdorur fuqinë e tyre për të sjellë paqe dhe begati më të madhe jo vetëm për popullin amerikan, por edhe për botën. Historia e Amerikës është një histori unike suksesesh. Sukses që nuk përcaktohet nga mungesa e dështimeve apo gabimeve, por nga vendosmëria jonë për t’u përballur me çdo dështim dhe gabim dhe për të bërë më të mirën. Me fjalë të tjera, vendosmëria jonë për t’u përpjekur që gjithmonë të formojmë ‘një bashkim më të përsosur”. Dhe i tillë është rasti me miqësinë midis Shqipërisë dhe SHBA.

Lexo edhe :   SHBA, masa të rrepta sigurie në prag të inaugurimit të presidentit të ri

Së bashku ne kemi punuar për më shumë se një shekull, për të formuar një bashkim më të përsosur midis kombeve tona. 100 vite më parë SHBA përdorën fuqinë e tyre për të mbështetur një Shqipëri të pavarur, e shtruan rrugën që ju t’i bashkoheshit lidhjes së Kombeve në 1920.

Lexo edhe :   SHBA/ Bëri vaksinën anti-covid, mjeku humb jetën pas disa ditësh

Presidenti amerikan punoi për të promovuar mirëqenien e përgjithshme të shqiptarëve në mënyrë që të gëzonin bekimet e lirisë. Për të siguruar një mbrojtje të përbashkët, Shqipëria u anëtarësua në NATO në 2009.

Që prej asaj kohe, Shqipëria ka qenë një partner i besueshëm për sigurinë e rajonit. SHBA do të vijojnë të qëndrojnë krenare krah jush, ndërsa zgjerojmë dhe thellojmë marrëdhëniet tona të mbrojtjes dhe e bëjmë Shqipërinë një aleate më të fortë dhe më të aftë.

Në vitin 2016, kur Kuvendi miratoi njerëzi reformën në drejtësi, vendi hodhi hapat e parë drejt vendosjes të drejtësisë së re në Shqipëri për të çrrënjosur korrupsionin, për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të vendosur me vendosmëri sundimin e ligjit. Ky është një proces që kërkon kohë dhe përpjekje për të sjellë rezultate.

Por si gjithmonë, SHBA do të vazhdojë t’ju mbështesin. Sot Shqipëria është në rrugën drejt një bashkimi tjetër, BE! Reformat e nevojshme për këtë do të sjellin më shumë drejtësi dhe begati për popullin shqiptar.

SHBA ishin me ju në fillim të këtij procesi, dhe ne do të qëndrojmë me ju derisa të arrini synimin tuaj. Historia ka treguar që në momente vendimtare, SHBA dhe Shqipëria kanë zgjedhur të jenë pranë njëra-tjetrës krah për krah.

Ne vazhdojmë të qëndrojmë me ju sot dhe do të qëndrojmë më ju nesër si aleatë, të lirë, të fortë dhe të vendosur për të formuar një bashkim më të përsosur. Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Amerikës”, shprehet Kim.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pronat në jug/ Lame: Meritojmë medalje, bëmë një hartë se nuk ka pasur

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka folur lidhur me pronat e minoritarëve grekë në jug të vendit. Përballë kreut të OMONIA-s, Fredi Belerit, Lame u...

Dëshmi rrëqethëse: Lashë mbi 4 mijë euro në Sanatorium, babain e lanë pa bukë

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo tregoi...

”Boshatiset” stoli i PSG, trajneri Poçetino infektohet me Covid-19

Trajneri i ri i Paris SG, argjentinasi Mauricio Poçetino, ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi kryeqytetas, në prag...

Spiropali: Që nga 2013 janë regjistruar 235 mijë vende pune më shumë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se që nga viti 2013 në vendin tonë janë regjistruar 235 mijë vende...

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...