Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ambasadori i OSBE flet për incidentin me banorët e Unazës së Re

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ambasadori i OSBE flet për incidentin me banorët e Unazës së Re

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt në një intervistë për “Panorama.al” ka sqaruar incidentin që shkaktoi jo pak debate me banorët e Unazës së Re.

Borchardt në rrëfimin e tij, flet për momentin ku së bashku me bashkëshorten u përball me banorët e Unazës, të cilët po protestonin para drejtorisë së Policisë.

Por ai sqaron se nuk ishte në dijeni të këtij tubimi.

Më tej, Borchardt shton se në moment që po kalonin rrugën iu afruan disa burra që po i shanin dhe po bërtisnin. Ai tha se personat që bënë këtë gjest nuk ishin gra, por burra. Më tej diplomati rrëfen se është gjetur i papërgatitur dhe se ka menduar se janë të njëjtët persona që e vendosën shënimin në apartament e tij.

Ambasador, ju keni pasur edhe një incident me disa banorë protestues. Pas atij gjesti, ata kanë kërkuar largimin tuaj nga posti që mbani. I keni marrë ndonjëherë në konsideratë thirrjet e tyre?

Bernd Borchardt: Faleminderit për këtë pyetje.

Më jep mundësinë të nxjerr në pah disa elemente të rëndësishme. Kisha dalë për shëtitje me bashkëshorten time atë mbrëmje, pa qenë në dijeni se po zhvillohej një protestë përpara Drejtorisë së Policisë, aq më pak të dija se për çfarë po bëhej protesta.

Papritmas, na u afruan disa burra, njerëzit bërtisnin duke na sharë dhe silleshin në mënyrë agresive. Më duhet ta theksoj, ishin burra, jo gra apo fëmijë, siç po pretendojnë disa media tani. Kjo na gjeti tërësisht të papërgatitur mua dhe bashkëshorten time dhe ajo, me të drejtë, u frikësua.

Nëse e shihni fytyrën e saj të tmerruar, në videon e shpërndarë gjerësisht, atëherë e kuptoni se çfarë ndodhi. Nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte, u ndiem të kërcënuar drejtpërsëdrejti dhe u çorientuam.

Mendova se ishin të njëjtët dhunues që na terrorizuan në apartamentin tonë, në katin e 12-të, në mesnatë, në maj të vitit 2019 dhe e humba kontrollin emocional për pak sekonda.

U pendova dhe kërkova ndjesë menjëherë, duke kuptuar që mund të kem fyer njerëz të tjerë, ata të cilët po protestonin përballë zyrave të Policisë dhe për ankesat e të cilëve nuk kisha dijeni. Ende më vjen keq dhe ende i qëndroj ndjesës publike që kam bërë.

E shikoj tani se si disa media e vendosin këtë incident në rrotullën politike. Ky keqinterpretim bëhet me keqbesim dhe është i motivuar politikisht.

Gjithashtu mund të lexoni:

Iu nxori gishtin e mesit protestuesve, reagon ambasadori i OSBE: Iu kërkoj ndjesë

Gjesti i turpshëm i Bernd Borchardt, reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

Tags: banoreincidentOSBEUnaza e Re

TË LIDHURA

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro
Aktualitet

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026
Aktualitet

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para
Aktualitet

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Next Post
Lagia e tifozëve, gafa e stadiumit të ri pasqyrohet edhe nga mediat e huaja

Lagia e tifozëve, gafa e stadiumit të ri pasqyrohet edhe nga mediat e huaja

Kujt i intereson mungesa e Gjykatës Kushtetuese

Kujt i intereson mungesa e Gjykatës Kushtetuese

Vendimi i gjykatës/ Vasili: Nuk ishte dënim, por dekorim për Tahirin

Vasili nuk i ndahet Ardian Dvoranit: Të gjithë po përpiqen ta shfajësojnë







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

by mirseda
22:58 | 13/04/2026
0

Raundi i ardhshëm i negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të mbahet në Pakistan më...

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

22:08 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com