Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt ditën e djeshme bëri një gjest aspak të hijshëm, duke iu nxjerrë gishtin e mesit protestuesve të Unazës së Re tek Drejtoria e Policisë. Ai ka reaguar publikisht ditën e sotme duke iu kërkuar ndjesë personave që ka fyer.
“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”, shprehet ambasadori Borchardt. Kujtojmë se dje një prej protestuesve thirri “Shame on you” (Të të vijë turp), teksa kalonte ambasadori Borschard. Ky i fundit ka reaguar duke ngritur gishtin e mesit.