Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ambasada amerikane zbardh takimet e Yuri Kim me Metën, Ramën dhe Bashën

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ambasada amerikane zbardh takimet e Yuri Kim me Metën, Ramën dhe Bashën

Ambasada Amerikane ka reaguar lidhur me takimet e ambasadores Yuri Kim me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore.

Ambasada bën me dije se Kim ka nënvizuar tri pika:

Marrëveshja e 5 qershorit, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të;

Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin;

Opozita jashtëparlamentare përfaqëson një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë.

Njoftimi i plotë: “Gjatë javëve të fundit, Ambasadorja Kim ka pasur biseda të shumta mbi reformën zgjedhore me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë.

Ajo ka nënvizuar tri pika: Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të.
Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin.

Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë.

Për këto arsye, ne e kemi lavdëruar marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur nëpërmjet bisedimeve ndër-partiake; përshëndetëm miratimin në Parlament në 23 korrik të kodifikimit të marrëveshjes së 5 qershorit; dhe nënvizuam gjithëpërfshirjen dhe transparencën me të cilat partitë arritën marrëveshjen e 5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare.

Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre.

Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar, dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratike – ky është një detyrim që udhëheqësit shqiptarë e kanë përpara popullit shqiptar”.

Tags: MetaramaYuri Kim

TË LIDHURA

Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë
Aktualitet

Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

14:42 | 15/07/2025
Berisha: Të bëhen publike takimet e prokurorëve të SPAK me zyrtarët e lartë, një i tillë u bë në Kryeministri 10 ditë më parë
Politikë

Berisha: Skema e blerjes së votave me 44 milionë euro të bujqësisë

14:34 | 15/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!
Politikë

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Next Post
Konfirmohet lajmi për rikthimin e tifozëve në stadiumet e Premier League

Konfirmohet lajmi për rikthimin e tifozëve në stadiumet e Premier League

Opozita kërkoi mbledhje të Këshillit Politik, reagon Gjiknuri

Opozita kërkoi mbledhje të Këshillit Politik, reagon Gjiknuri

Ardian Dvorani i kthen përgjigje KLGJ

Ardian Dvorani i kthen përgjigje KLGJ

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë
Aktualitet

Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

by mirseda
14:42 | 15/07/2025
0

Dy shtetas janë proceduar nga Policia e Vlorës pasi kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat. Në...

Berisha: Të bëhen publike takimet e prokurorëve të SPAK me zyrtarët e lartë, një i tillë u bë në Kryeministri 10 ditë më parë

Berisha: Skema e blerjes së votave me 44 milionë euro të bujqësisë

14:34 | 15/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Fiorentina e ka seriozisht, Kristjan Asllani shndërrohet në prioritet kryesor

Fiorentina e ka seriozisht, Kristjan Asllani shndërrohet në prioritet kryesor

14:07 | 15/07/2025
Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

13:59 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com