Stil

Aktori i famshëm turk i propozon të dashurës, dasma në korrik (FOTO)


               Publikuar në : 21:10 - 13/01/20 M D

Aktori i famshëm turk Akın Akınözü, i njohur si Mirani në serialin “Hercai” do t’i japë fund beqarisë shumë shpejt.

Mediat turke raportojnë se ai i ka propozuar të dashurës për festat e fundvitit.

Akin ka 5 vite i lidhur me bionden bukuroshe Sandra Pestemalciyan, të cilën e njohu 7 vite më parë.

Sipas portalit “Aksam”, Akin Akinoz i ka propozuar të dashurës gjatë pushimeve romantike në Paris.

Dasma thuhet se do të bëhet në korrik të këtij viti.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT