Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Afganët/ Rama: Nuk presim favore nga Uashingtoni, jemi vend mikpritës

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Afganët/ Rama: Nuk presim favore nga Uashingtoni, jemi vend mikpritës

Nga Nju Jorku, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin francez TV5monde. Kreu i qeverisë u është përgjigjur një sërë pyetjesh në lidhje me të ardhmen evropiane të vendit, eksodin e popullsisë dhe pritjes së refugjatëve nga Afganistani.

I pyetur nëse Shqipëria po përpiqet që të fitojë favore nga Uashingtoni, duke strehuar të paktën 4.000 refugjatë afganë, Rama tha se kërkesa për strehimin e tyre nuk erdhi nga qeveria amerikane, por nga organizata humanitare në SHBA. Kryeministri citoi se Shqipëria është një vend që historikisht e ka treguar që hap dyert për ata që kanë nevojë.

Edi Rama, Shqipëria është zotuar të presë përkohësisht 4 mijë refugjatë afganë, deri sa ata të marrin një vizë për të shkuar në SHBA. Ju kemi parë që keni shkuar t’i takoni. Vendi juaj është vendosur në pararojë për pritjen e tyre, me kërkesë të SHBA-së. Po përpiqeni të përfitoni favore nga Uashingtoni?

“Jo. Nuk është kaq e thjeshtë. Së pari, ne s’ua hapëm derën me kërkesë të SHBA-së, të qeverisë së SHBA-së. E hapëm derën sapo na kontaktuan disa organizata humanitare dhe Të Të Drejtave të Njeriut në SHBA, dhe thamë “PO”. Sepse për ne, kjo është çështje respekti ndaj historisë, ne jemi një vend mikpritës. Një vend që me krenari ka qenë vendi i vetëm në Evropë që pati më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore….se sa para saj, dhe ku asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Jemi një vend që ka pritur gjysmë milion refugjatë lufte që u ikën masakrave të regjimit të Sllobodan Milosheviçit në 1999, dhe jemi një vend ku është shumë e rëndësishme që të mos harrohet, se ka një kohë për të kërkuar, ka një kohë për të dhënë.

Ne kemi qenë afganët para 30 vjetëve, dhe po të mos kishte qenë mikpritja e italianëve dhe e të tjerëve, nuk do të kishim mundur të dilnim nga ferri ynë, që nuk ishte një ferr i talebanëve islamistë, por ishte një ferr i talebanëve të kuq. Për të gjitha këto, për ne kjo është thjesht e natyrshme”, deklaroi Rama.

Tags: ramaRefugjatët

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Next Post
‘Fundi’ i Adriatik Llallës, nga kryeprokuror në ‘listën e zezë’

‘Fundi’ i Adriatik Llallës, nga kryeprokuror në 'listën e zezë'

“Paqe” mes Kurtit e Ramës?Sa ndikoi faktori ndërkombëtar për të “shkrirë akujt”

"Paqe" mes Kurtit e Ramës?Sa ndikoi faktori ndërkombëtar për të "shkrirë akujt"

Përshkallëzohet situata/Serbët djegin Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok

Përshkallëzohet situata/Serbët djegin Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com