E diel, 24 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

Përshkallëzohet situata/Serbët djegin Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok

Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët. Këta të fundit, nga e hëna janë duke protestuar kundër reciprocitetit ndaj targave që ka vendosur Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar për mediat në Kosovë se serbët kanë djegur Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok. Policia ndodhet në vendngjarje.

Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se si Kosova ashtu edhe Serbia duhet t’i heqin targat e përkohshme të automjeteve, si pjesë e zgjidhjes së situatës së krijuar ditëve të fundit në veriun e Kosovës.

Vendimi i autoriteteve të Kosovës për të zbatuar masa reciprociteti ndaj automjeteve me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, ka nxitur protesta të banorëve serbë në veri të Kosovës dhe reagime të ashpra të Beogradit zyrtar.

Përfaqësues të Serbisë thonë se Kosova, me këtë veprim, ka shkelur dispozita të Marrëveshjes së Brukselit, të cilën dy vendet e kanë arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...