Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Basha reagon ndaj koalicionit: Emrat që nga “Dosja e Dibrës”

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Sot Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha janë në një koalicion. Zgjedhjet e pjesshme kanë bashkuar në “Shtëpinë e Lirisë” ish-kryeministrin “non-grata” dhe gruan e presidentit Meta. Kryedemokrati Basha e ka një koment në lidhje me këtë koalicion.

Për Lulzim Bashën, koalicioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim me Sali Berishën është në fakt zyrtarizim i partisë së vjetër, Meta-Berisha-Rama, për të strehuar njëri-tjetrin.

Në një reagim me shkrim, Partia Demokratike evidenton kandimin e Pajtim Kryemadhit në Bashkinë e Dibrës, që është kushëri me Monika Kryemadhin por njëherazi dhe bashkëshort i prokurores Belina Zeneli, që vetëm dje u shkarkua nga detyra për zvarritje të proceseve.

“Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016″, thotë PD në reagim duke u distancuar nga kandidimi i Pajtim Kryemadhit, që Komisioni i Rithemelimit e zgjodhi në primaret e së dielës ende pa shpallur koalicionin me LSI.

Partia Demokratike thotë se ky kandidim zbërthen edhe faktin se përse Berisha dhe Rama tashmë janë bërë bashkë me njëri-tjetrin. “Kandidimi i Pajtim Kryemadhit shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte dosjen 184, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë”, përfundon reagimi zyrtar i Partisë Demokratike.

 

Tags: bashaBerishakoalicionKryemadhi

TË LIDHURA

Aktualitet

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikohet autorin e dyshuar

14:03 | 09/06/2026
Aktualitet

Toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri

13:50 | 09/06/2026
Aktualitet

Zhdukja e Eglant Koçit,policia njoftim zyrtar:Shpallet në kërkim i dyshuari për rrëmbimin e të riut

13:38 | 09/06/2026
Next Post

“Shkarkimi i trupit gjykues”, Gjykata Kushtetuese "rrëzon" Ilir Metën

Yuri Kim 'kokë më kokë' me Manjën: Duhen rezultate nga Reforma në Drejtësi

Tensionet Rusi-Ukrainë/Fuqitë përplasen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikohet autorin e dyshuar

by mirseda
14:03 | 09/06/2026
0

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për rastin e zhdukjes së 34-vjeçarit E.K, i cili rezulton i...

Zjarr pranë kampit të Zvicrës në San Diego

14:02 | 09/06/2026

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

13:54 | 09/06/2026

Toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri

13:50 | 09/06/2026

Zhdukja e Eglant Koçit,policia njoftim zyrtar:Shpallet në kërkim i dyshuari për rrëmbimin e të riut

13:38 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com