Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka njoftuar një konferencë urgjente për shtyp, e cila do të mbahet në ambientet e Presidencës. Stafi i Metës njofton se konferenca do të mbahet në orën 12:30, ndërsa thekson se presidenti do të jetë i hapur për çdo pyetje.
Konferenca e Metës zhvillohet një ditë pas kthimit nga vizita zyrtare në Maqedoni, ndërkohë që ambienti politik në vend është tejet i polarizuar. Më herët ai është akuzuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili e ka quajtuar si njërën prej brinjëve të “Trekëndëshit të Bermudës”.
Lideri demokrat Lulzim Basha ka thënë më herët se “Trekëndëshi i Bermudës” duke nënkuptuar Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën kanë frikë nga drejtësia shqiptare. Ai ka deklaruar se ndryshe nga ata, ka dalë para drejtësisë, dhe është provuar se çështjet e ngritura kundër tij kanë qenë politike.