Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Po kryen punime”/ Bardhi përgjigjet pas ultimatumit të Berishës

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Grupi i Berishës gjeti sot derën e PD-së të mbyllur. Në një prononcim për mediat, Gazmend Bardhi tha se brenda selisë blu janë duke u kryer punime. Ndër të tjera, sqaroi se selia ka qenë, është dhe do vazhdojë të jetë e hapur për çdo demokrat që punon me mund dhe djersë për PD, dhe do jetë e mbyllur për çdo trafikant droge që ka qenë në krah të Berishës dhe mbështetësve të tij. Sa i takon ngërçit të krijuar me mos futjen e demokratëve në selinë blu, Bardhi sqaroi për opinionin publik se pjesëmarrja e çdo anëtari duhet konfirmuar fillimisht me telefon. Ai shtoi më tej se edhe nënkryetarët e parisë duhet të marrin në telefon administratën, për të hyrë në seli.

“Ky show mediatik që patë para pak minutash në shkallët e PD, tregon që për disa show dhe tallja e vijueshme me demokratët ka zëvendësuar betejën me regjimin e demokratëve. Ky është një fakt i njohur publik dhe nuk ka nevojë për të ardhur në dyert e partisë. Dyert e partisë nuk do të qëndrojnë të mbyllura. Ju do të hyni dhe do të shikoni që në selinë qendrore të PD po shtohen ambientet e punës, se koha e llafeve ka mbaruar më 18 dhjetor.

Institucionet e partisë janë në betejë me regjimin e Edi Ramës. Selia ka qenë është dhe do vazhdojë të jetë e hapur për çdo demokrat që punon me mund dhe djersë për PD, dhe do jetë e mbyllur për çdo trafikant droge që ka qenë në krah të Berishës dhe mbështetësve të tij. Aktet e dhunës nuk i shërbejnë demokratëve, por forcimit të regjimit të Edi Ramës. Aktet e dhunës janë e vetmja formë që i ka ngelur pakicës në PD.

Shumica dërrmuese e anëtarëve të Keshillit Kombëtar në 18 dhjetor, kanë zgjedhur të ardhmen, interesin e PD dhe kanë ndaluar në mënyrë përfundimtare që fenomeni i bunkerizimit të një individi të kthehet në bunkerizim për të gjithë PD dhe për ta shpallur të gjithë partinë “non grata”. Kjo nuk ka për të ndodhur.

Skenarët me akte dhune kanë për të dështuar. PD që nga data 18 dhjetor, janë të fokusuar në betejën me regjimin e Edi Ramës. Nëse ti vjen tek dera ndërkohë që nuk njofton administratën e PD, brenda selisë së PD janë duke u kryer punime. Ashtu si unë marr në telefon kur futem në seli dhe nënkryetarët e parisë marrin në telefon administratën për të hyrë në seli.

Kishin ardhur për të bërë axhendën e partisë, individë që kanë katër muaj që nuk futen në parlament. Grupi kriminal B9 nuk futet më në selinë e Partisë Demokratike. Çdo anëtar i PD është i lirë të futet në selinë qëndrore të Partisë Demokratike. As është ndaluar. As nuk ka për t’u ndaluar.

Lajmi i mirë ishte se sot disa prej kolegëve ishin të pashoqëruar me ata që shkallmojnë dyer e PD, ndërkohë që janë në kërkim nga autoritetet britanike për trafik droge. Ndryshe nga ata që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Kujt i shërbejnë aktet e dhunës? Vetëm forcimit të regjimit të Edi Ramës”, tha Bardhi.

 

Tags: bashaBerishaGazment Bardhiprotesta

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ku fillon drejtësia?” Gogu: Jo në sallën e gjyqit, por në Shkollën e Magjistraturës

12:50 | 04/06/2026
Aktualitet

Dosja Revanshi/ Sa vite burg kërkoi SPAK për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

12:22 | 04/06/2026
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Laç

12:13 | 04/06/2026
Next Post

‘Pandora Papers’, SPAK nis hetimin për transfertat ‘offshore’

Punonjësit i ngec koka tek shkallët lëvizëse të një qendre tregtare (VIDEO)

Presidenti i Polonisë infektohet për herë të dytë







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Ku fillon drejtësia?” Gogu: Jo në sallën e gjyqit, por në Shkollën e Magjistraturës

by mirseda
12:50 | 04/06/2026
0

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se reforma në drejtësi po hyn në një fazë të...

Trump dhe tarifat e reja ndaj 60 vendeve për “punën e detyruar”

12:45 | 04/06/2026

Dosja Revanshi/ Sa vite burg kërkoi SPAK për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

12:22 | 04/06/2026

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Laç

12:13 | 04/06/2026

Lamallari i kthehet opozitës:S’më latë të flas. Duhet të iki në Korçë, nuk qëndroj në shfaqjen tuaj

11:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com