Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Basha mesazh Berishës: Jashtë radhëve të PD-së, ata që sfidojnë SHBA-në

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kryedemokrati Lulzim Basha ka garantuar para delegatëve të pranishëm në Kuvendin e PD-së, se nuk do të pranojë në radhët e saj elementë kriminalë, apo njerëz që duan të sfidojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nënkuptuar këtu ish-kryeministrin Sali Berisha. Nga podiumi i Kuvendit të PD-së, Basha tha se kjo është një sfidë e madhe, por detyra e tyre është t’i bindin qytetarët se partia ia del. Mjaft i drejtëpërdrejtë, kryedemokrati Basha premtoi se do të mbeten jashtë radhëve të PD-së, ata që sfidojnë SHBA-në për interesat e tyre personale.

“Kjo do të jetë garanci për një Shqipëri të lirë që di të votojë, të zgjedhë e di të përfaqësohet me dinjitet. Si do jetë PD sot, do jetë Shqipëria nesër. Nuk do lejojmë në PD elementë nga bota e errët e lidhjeve të krimit me biznesin, me politikën, apo organizatat kriminale. Kjo është një sfidë e madhe, por ne do të rritemi me këtë besim në mendje e zemër. Pasi vetëm kështu shqiptarët do na besojnë, duke na parë se kush janë demokratët, kush jemi ne. Kjo është sfida jonë.

Kjo nuk është një histori e re e PD-së, por një avancim i historisë sonë. Ne jemi partia që kemi propozuar dekriminalizimin e politikës, dhe së fundi vettingun për politikanët. Ne kemi përpara një sfidë të re, të bindim shqiptarët që jemi partia që i bën këto gjëra. Jo vetëm i thotë, dhe i bën duke nisur nga vetja. Duke lënë jashtë radhëve tona ata që duan të sfidojnë SHBA-në për interesat e tyre personale.

Shqipëria sot vuan nga mungesa e lirisë ekonomike, vuan nga kapja e shtetit. Mungesa e lirisë ekonomike pengon qindra e mijëra iniciativa private, që ndihmojnë zhvillimin, harron mijëra ëndrra që duan të kontribuojnë, dhe i heq vendit mijëra mundësi zhvillimi dhe lë në treg vetëm interesat e një njeriu. Ne do ta ndryshojmë këtë. Kryeministri i ardhshëm i këtij vendi nuk do të jetë pronar i ideve tuaja, por garantues i tyre për të mirën e vendit. Askush nuk do ju ndal të bëni ëndrrat tuaja realitet. Askush nuk do ju pengojë të zhvilloni biznesin tuaj. Kjo është garancia më e madhe, që Shqipërinë do ta bëjmë bashkë. Unë do jem aty për të garantuar se askush nuk do ta prekë ëndrrën tuaj. Ne do ta shpëtojmë Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare”, u shpreh kryedemokrati Basha.

Tags: bashaBerishakuvendiPD

TË LIDHURA

Aktualitet

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026
Aktualitet

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026
Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026
Next Post

Basha i kërkon falje demokratëve: Lejova Berishën të sillej si kryetar i PD-së

Rexhep Uka mban fjalimin historik!

Kuvendi i PD-së shkarkon Berishën, referendumi i pavlefshëm







JU REKOMANDOJMË

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Kosovo

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

by mirseda
10:14 | 07/10/2026
0

07 tetor 2026- Avokati Arianit Koci e ka derguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së presidentes...

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com