E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Kuvendi i PD-së shkarkon Berishën, referendumi i pavlefshëm

Kuvendi Kombëtar i PD-së miratoi me shumicë votash shpallje “nul” të vendimeve të marra gjatë Kuvendit të Berishës më datë 11 dhjetor. Me propozim të Jemin Gjanës, anëtarët votuan “pro” shpalljes nul të vendimeve të marra gjatë 11 dhjetorit, të cilat parashikonin shkarkimin e nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, si dhe referendumin që po mbahet ditën e sotme për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Gjithashtu u vendos që personat e shpallur “non grata” nga SHBA-ja, nuk do të jenë pjesë e funksioneve drejtuese të Partisë Demokratike. “Vendimi i parë për të ratifikuar rezolutën e Këshillit Kombëtar të datës 12 dhjetor 2021.

Vendimi i dytë, me propozim të Kryesisë së partisë në mbledhjen e ditës së djeshme, Kryesia i propozon Kuvendit që në funksion të të ardhmes të PD, të mbrojtjes së vlerave euroatlantike, marrëdhënia e ngushtë me SHBA është e paprekshme, vendos: 1 Shpallja non grata nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në Partinë Demokratike.

2.Të mbështesë iniciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit politik në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike.

3. Ndryshim në nenin 58 të statutit për të shtuar dy dispozita për krijimin e aleancës qytetare për demokracinë”, deklaroi Jemin Gjana, kryetar i Komisionit të Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit.

Kuvendi i PD-së miratoi gjithashtu vendimin tjetër të Këshillit Kombëtar të partisë, marrë pasditen e 11 dhjetorit, i cili parashikon shkarkimin nga detyra të Edi Palokës si edhe të anëtarëve dhe sekretarëve të kryesisë.

Në rezolutë u konfirmua shkarkimi i tyre, por duhej që ky vendim i një jave më parë të miratohej nga delegatët e Kuvendit Kombëtar të thirrur ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve.

Krahas tyre u përjashtua nga detyrat drejtuese edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Lexo edhe :   Keni vrarë njerëz në mes të Bulevardit, gazetari përplaset me ish-kryeministrin
Lexo edhe :   Pse Meta po njeh 30 qershorin?

Mësohet se të pranishëm ishin 5004 delegatë, emrat e të cilëve sipas Enkelejd Alibeajt do të bëhen publik nesër.

U vendos shkarkimi i:

Kryetarit të Këshillit Kombëtar: Edi Paloka

Anëtarëve të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarëve:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...