Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Berisha: Nuk refuzoj përballjen në SPAK për “non grata”

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha: Nuk refuzoj përballjen në SPAK për “non grata”

Në ditën e Referendumit për shkarkimin e Bashës, ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se sot është një ditë e shënuar për demokratët dhe për votën e lirë. Ai pohoi se anëtarësia e demokratëve sot për herë të parë në të gjithë këto vite, kanë mundësinë që të zgjedhin dhe të votojnë për shkarkimin e kreut të PD-së. Jashtë dyerve të qendrës së votimit, të vendosur para Ambasadës Amerikane, ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku hodhi një “lumë akuzash”. Ish-kryeministri tha më tej se kjo është betejë për lirinë, për votën e lirë në Shqipëri.

A jeni i gatshëm të përballeni me SPAK pas shpalljes “non grata”?

“S’kam refuzuar kurrë asnjë lloj hetimi dhe ftoj DASH, çdo qeveri, çdo individ, të paraqesë çdo fakt e dokument që ka kundër Sali Berishës. Ju siguroj se sikundër deri sot, edhe 100 vjet të tjera, do mbeten duarbosh”.

Do ketë sërish përplasje në selinë e PD ditën e protestës?

“Vendimi grumbullimit të demokratëve ditën e hënë, do të jetë oborri i selisë së PD, oborri i selisë së tyre, jo për protestë aty, se aty është vendi për t’u nisur. Ftoj të gjithë demokratët të bashkohen dhe të protestojnë para Kryeministrisë. Ne do mblidhemi në selinë e PD, dhe ne kemi thirrur protestën, ndërsa nuk di që Lulzim Brava të ketë thirrur protestë. Selia e PD nuk është shtëpia e Bashës, nuk është prona e tij, ajo është selia e demokratëve shqiptarë. Kështu nuk ka asnjë lloj dyshimi që janë të mirëpritur cdo demokrat. Mund t’iu them që ka një angazhim shumë të madh. Lulzim Brava në ora 5 pasdite merr verdiktin që meriton”.

Betejë kundër SHBA?

“Nuk jam unë që merrem me protokollin e diplomatëve në Tiranë, ata kanë protokollin e tyre. Kjo nuk është betejë kundër asnjë vendi të lirë, e aq më tepër kundër SHBA-së. Është betejë për lirinë, për votën e lirë në Shqipëri. Kështu, unë mendoj se betejë kundër lirisë dhe vendeve të lira bën Lulzim Brava, që deklaron se SHBA pranoi plaçkitjen e votës nga Edi Rama, për shkak të Sali Berishës. Betejën time personale unë e kam në Gjykatën e Parisit”.

A do përballeni në gjykatë për statutet?

“Statutën shkojnë në gjykata jo për t’u hedhur poshtë apo për t’u miratuar, shkojnë për t’u regjistruar. Gjykatësi i lexon nëse ato kanë nene që nuk përputhen me Kushtetutën e Shqipërisë. Patjetër që në këtë rast kanë të drejtë t’i refuzojnë gjykatat”.

Akuzat se lëvizjet tuaja janë antiamerikane…

“Ata që e cilësojnë antiamerikanë këtë, janë njerëz të verbër, se në fakt ky revolucion më shumë se çdo lëvizje tjetër pas ’90, po mbjell në këtë vend vlera të lirisë, që janë të konsoliduara në SHBA, më shumë se kudo. Ky është një revolucion demokratik në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do i rikthejë shqiptarëve votën e lirë, revolucion që nuk ndalet më nga asgjë. Edi Rama, jo të ndërrojë xhaketën, por dhe lakuriq po të dalë, nuk mund të ndalojë kurrë vrullin e këtij revolucioni”.

Tags: Berishahetimenon grataSPAK

TË LIDHURA

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

17:17 | 27/03/2026
Meta në paraburgim, debat në parlamentin maqedonas
Aktualitet

Meta në paraburgim, debat në parlamentin maqedonas

16:36 | 27/03/2026
Publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”, Balla: 4 shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen
Aktualitet

Publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”, Balla: 4 shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen

16:19 | 27/03/2026
Next Post
Ministri gjerman i Shëndetësisë: “Jemi në prag të një vale të pestë masive”

Ministri gjerman i Shëndetësisë: "Jemi në prag të një vale të pestë masive"

Rindizen tensionet/Biden-Putin nuk arrijnë marrëveshje për Ukrainën

Rindizen tensionet/Biden-Putin nuk arrijnë marrëveshje për Ukrainën

Haklaj: Në 2017 ka pasur skenar për të vrarë Bashën, Berisha ishte në dijeni!

Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri-tjetrit







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Arabia Saudite nxit SHBA për sulme ndaj Iranit: “Moment historik”
Bota

Arabia Saudite nxit SHBA për sulme ndaj Iranit: “Moment historik”

by mirseda
17:35 | 27/03/2026
0

Arabia Saudite raportohet t’i ketë kërkuar SHBA-së të shtojë sulmet ndaj Iranit, konfirmoi një burim i inteligjencës...

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

17:17 | 27/03/2026
E BUJSHME/ E zyrtarizon FIFA, mesfushori kampion me Napolin lë Italinë për Shqipërinë

E BUJSHME/ E zyrtarizon FIFA, mesfushori kampion me Napolin lë Italinë për Shqipërinë

17:01 | 27/03/2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet| Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet| Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

16:50 | 27/03/2026
Egla Ceno njofton largimin nga publiku: Roli im i fundit në kinema

Egla Ceno njofton largimin nga publiku: Roli im i fundit në kinema

16:46 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com