Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Për demokratët dhe socialistët që mbështesin Berishën!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Mero Baze

Për të gjithë ata që nuk arrijnë dot të kuptojnë pse Berisha shmang rrugën ligjore të mbajtjes së një Kuvendi në PD, shpjegimi është shume i thjeshtë. Sali Berisha është në rrugë për të krijuar partinë  e tij të re, një parti që nuk mund ta krijoj dot nga e para, por duke përdoru mbështetësit  e vet brenda Partisë Demokratike.

Të gjithë ata që çuditen pse ai nuk i tregon letrat e printuara në kasafortën e Palokës ka një shpjegim të thjeshtë: Nuk ka dëshirë të tregoj bërthamën themeluese të partisë së tij.

Të gjithë ata që çuditen pse nuk i dorëzon sipas statutit në zyrën e PD, ka një shpjegim të thjeshtë. Atij nuk i duhet më PD por një parti, që ta përdor në betejën e tij kundër SHBA.

Për të gjithë ata që çuditen, pse të fort apo element kriminal janë angazhuar në fushatën pro Berishës ka një shpjegim të thjeshtë. Ata ndjehen njësoj të rrezikuar nga qëndrimi i SHBA kundër Berishës dhe janë aleatë natyralë të tij.

Edhe për ata që çuditen pse plot njerëz brenda Partisë Socialiste janë me Berishën shpjegimi është po kaq i thjeshtë. Shumë prej tyre brenda PS, që bëjnë sikur Berisha “është në të drejt të zotit kundër Bashës” në fakt thjeshtë nuk thonë dot që “Berisha është në të drejt të zotit kundër SHBA”, sic mendojnë vet.

Sali Berisha nuk është duke bërë ndonjë parti konservatore, por një çetë bashibozukësh përtej së majtës e së djathtës që ndjehen të pasigurt në këtë vend nga drejtësia.

Kjo është ideologjia e partisë së re të Berishës, ky është grupi i targetuar prej tij për të qenë aleatë, me mashtrimin se për këtë plan djallëzor po përdor gjithfarë demokratësh të mërzitur nga Basha, apo trushpelarë te tij.

Sali Berisha në fakt po kthehet në shpresën e vetme në vend, të çdo njeriu që ka probleme me korrupsionin, çdo njeriu që ka probleme me krimin, çdo  njeriu që ka frikë se politika e SHBA për ajonin kundër korrupsionit dhe lidhjeve me krimin mund të prek atë.

Sali Berisha po përpiqet të gënjej demokratët me shpikjen e tij të re se do të bëj një kuvend që nuk ka ndodhur kurrë në botë, d.m.th. kuvend që mblidhet nga anëtarësia. Në fakt është thjeshtë duke gënjyer mbështetësit e vet që tu marre firmat për partinë e tij të re.

Pas kësaj Partia e do te jetë më e dobët. Opozita në tërësi do të jetë më e dobët pasi për herë të parë në historinë e saj ajo do ndahet në opozitë pro perëndimore dhe antiperëndimore. Por Sali Berisha do të jetë pakica e përjetshme në këtë vend, sic ka qenë deri më sot. AI gënjeu publikisht në Sarandë kur tha se PD ka qenë forcë e parë më 2005. Në fakt ka qenë forcë e dytë.

Rezultate janë onlinë në KQZ dhe mund të konsultohen. Forcë e dytë ka qenë dhe më 2009. Forcë e dytë ka qenë historikisht pas vitit 1992. Ajo ka ardhur në pushtet, fal ndarjes së të majtës. Mund të kishte fat tjetër po të mos kishte Sali Berishën, por me Sali Berishën ka qenë gjithnjë e dyta. I vetmi shans i rritjes së saj ka qenë vetëm kur maskohej Sali Berisha Më 2005 ai u maskua si bashkues i demokratëve, si njeri që nuk do të sillej më si autoritar në PD dhe PD u rrit por nuk do merrte dot pushtetin sikur Fatos Nano të mos ishte aq arrogant me aleatët e vet dhe sikur Lefter Xhuveli të mos merrte votat e Nanos e tia jepte Berishës. Edhe më 2011 në Tiranë, Lulzim Basha u rrit ashtu sic pati guximin ta pranoj se fshehu Sali Berishën. Sa herë Sali Berisha del në rrugë, PD ikën nga pushteti. Tani ai ka dal në rrugë q ëmë 11 Dhjetor të formoj partinë e tij. Nuk ka asgjë të keqe sikur këtë gjë tua sqaroj që  sot demokratëve. Në fakt po i gënjen.

Pas 11 Dhjetorit kur legjitimiteti i tij nuk do të verifikohet ai do tu thotë se jemi të detyruar të përdorim një emër tjetër sa të hyjmë në zgjedhje se ndryshe na i merr votat Lulzim Basha. Dhe kështu do të vazhdoj rrugëtimin e tij të shkurtër hakmarrës ndaj PD. Deri në fund të jetës së tij fizike, nuk do ti mungojnë lekët që ka vjedhur, dhe as trushpëlarët që do ta ndjekin,. Por pushteti do ti mungojë përjetësisht. Atij, familjes së tij biologjike dhe familjes së re politike.

Tags: bashaBerishaPDSHBA

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Momenti emocionues kur Semi takoi babain në “Big Brother Vip” (VIDEO)

Momenti emocionues kur Semi takoi babain në "Big Brother Vip" (VIDEO)

Firmat, strategji për të larguar Bashën? Bardhi: PD nuk është celulë

Firmat, strategji për të larguar Bashën? Bardhi: PD nuk është celulë

Holandë/Bllokim i pjesshëm pas shifrave rekord të infektimeve

Holandë/Bllokim i pjesshëm pas shifrave rekord të infektimeve

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

, Osmani thirrje partive politike: Tentoni të formoni koalicionin e shumicës e cila do të dërgojë Kosovën përpara
Kosovo

, Osmani thirrje partive politike: Tentoni të formoni koalicionin e shumicës e cila do të dërgojë Kosovën përpara

by mirseda
13:36 | 25/08/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin polak TVP World, ka folur për situatën...

Artur Zhejit i jepet lamtumira e fundit! Familjarë, miq e kolegë vendosin kurora me lule pranë arkmortit!

Artur Zhejit i jepet lamtumira e fundit! Familjarë, miq e kolegë vendosin kurora me lule pranë arkmortit!

13:12 | 25/08/2025
Kristjan Asllani zyrtarisht te Torino, mesfushori shqiptar vesh fanellën nr. 32

Kristjan Asllani zyrtarisht te Torino, mesfushori shqiptar vesh fanellën nr. 32

13:01 | 25/08/2025
GJKKO refuzoi lirimin e tij, Ilir Meta apelon vendimin që e la në arrest me burg

GJKKO refuzoi lirimin e tij, Ilir Meta apelon vendimin që e la në arrest me burg

11:28 | 25/08/2025
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi përplasjen, familja Dhimaku hap dyert e mortit pas vdekjes së dy vajzave

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi përplasjen, familja Dhimaku hap dyert e mortit pas vdekjes së dy vajzave

10:32 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com