E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Holandë/Bllokim i pjesshëm pas shifrave rekord të infektimeve

Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka njoftuar bllokimin e parë të pjesshëm të Covid-it të Evropës Perëndimore gjatë dimrit, me tre javë kufizime për dyqanet, sportin dhe ushqimin.

Ai tha se kjo lëvizje ishte në përgjigje të infeksioneve rekord, dhe rritjes së rasteve të kujdesit intensiv. Pjesa më e madhe e Evropës po përballet me një rritje të rasteve, të fajësuara pjesërisht për marrjen e ulët të vaksinave në disa vende.

Austria pritet të mbështesë një bllokim për njerëzit e pa vaksinuar këtë fundjavë. Kufizimet do të vendosen fillimisht në dy provincat e Austrisë së Epërme dhe Salzburgut nga e hëna, sipas ministrit të Shëndetësisë, Wolfgang Mückstein.

Kryeministri holandez tha se për fat të mirë, shumica dërrmuese e njerëzve në Holandë ishin vaksinuar. Por ai tha se bllokimi i pjesshëm tre-javor, do të fillonte të shtunën në mbrëmje. Dyqanet jo thelbësore do të duhet të mbyllen në orën 18:00 dhe supermarketet, kafenetë, restorantet dhe hotelet në orën 20:00.

Sporti profesional dhe amator do të vazhdojë, por me dyer të mbyllura. Kjo përfshin ndeshjen kualifikuese të Holandës për Kupën e Botës në futboll kundër Norvegjisë më 16 nëntor.

Mbyllja në orën 18:00 vlen për kazinotë dhe saunat, si dhe për parukierët. Në shtëpitë e njerëzve do të lejohen maksimumi katër të ftuar të moshës mbi 13 vjeç.

Shifrat e fundit ditore të premten treguan 16.287 raste të reja me Covid, pak më pak se rekordi i së enjtes, por me një të tretën në javën e kaluar. Normat holandeze të vaksinimit janë relativisht të larta, me 82.4% të moshave mbi 12 vjeç që kanë dy doza, që është 73% e popullsisë totale.

Lexo edhe :   B.1.1.529 nga Afrika e Jugut/ Italia vendos kufizime të reja
Lexo edhe :   Kriptomonedhat bien ndërsa varianti i koronavirusit trondit tregjet

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...