Bashkimi Europian ka alokuar 90 milionë euro për Shqipërinë, për të përballuar pasojat që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit Covid-19.
Kjo shumë është kësti i dytë i ndihmës prej 180 milionë euro, pjesë e programit për Shqipërinë për të përballuar pasojat ekonomike që shkaktoi pandemia.
Këtë lajm e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.
“Lajm i rëndësishëm për Shqipërinë! BE disbursoi sot 90 milionë euro ndihmë makro-financiare, kësti i dytë dhe i fundit i programit mbështetës 180 milionë euro për Shqipërinë, me qëllim që të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë #COVID-19“, shkruan Komisioneri në postimin e tij.