E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Shkëmbimi i garancive për pushtet mes Ramës dhe Vuçiç

Nga: Enton Abilekaj

Maqedonia e përfaqësuar me Zëvendës-Kryeministrin, e gjymtoi më keq takimin e tre mosketierëve të Ballkanit të Hapur, që ka lindur përgjysmë. Një natë më parë, duke shfrytëzuar vizitën zyrtare të kryeministrit malazez Krivokapic, Vuçiç tentoi ta kandiste si pjesëmarës në Samitin e gjymtuar. Ashtu si bënin me qëndrimet e Bashkimit Europian, u munduan të manipulonin si pro iniciativës së Novi Sadit edhe prezencën e Krivokapic dhe njësoj u përgënjeshtruan. Pastaj Albin Kurti që e risqaroi arsyen e mosprezencës: “nismë pa vision”. Nuk mund të realizohet bashkëpunimi ballkanik pa BE brenda dhe nuk mund nëse vendet e Balllkanit Perëndimor nuk trajtohen të barabarta, sipas zyrës së Kurtit.

Që kur u themelua në Novi Sad, dy vjet më parë, qëllimi ishte tek pabarazia, veçanërisht mes shqiptarëve. Vuçiç, që nuk mund ta trajtojë Kosovën si të barabartë, i dha Edi Ramës primatin e shqiptarëve, i dha statusin e ASerbinë, pa pengesat që krijon Kosova. Dhe Rama e mori seriozisht, e quajti një titull të merituar, i kërkoi Hashim Thaçit ta ndiqte dhe e sulmoi kur ai nuk i shkoi mbrapa, pastaj me Albinin e parë, pastaj me Avdullah Hotin, tani prapë me Albinin, Edi Rama, po kërkon konfirmimin e primatit, që i fali presidenti serb, për të lehtësuar marrëdhëniet me shqiptarët.

Ndërsa nxjerr Edi Ramën si përfaqesues të gjithë shqiptarëve, ndërsa e nxit të flasë hapur kundër liderëve të Kosovës, Vuçiç fiton në sy të perëndimit statusin e bashkëpunuesit dhe paqësorit, dhe sigurisht, atë të liderit të domosdoshëm për stabilitetin rajonal. Të dy ata i falin njëri-tjetrin, statusin e liderit të pazëvendësueshem për paqen, që nuk duhen prekur për arsye dytësore, si demokracia, zgjedhjet e lira dhe mirëqeverisja, pasi largimi i tyre sjell konfliktin.

Pa statusin e liderit Rajonal, që ka shkëmbyer me Vuçiç, Rama do shkaktonte shumë probleme kur ironizon integrimin e Malit të Zi në BE, apo frikën e Bosnjë-Hercegovinës nga Serbia. Sigurisht që me Kosovën do sillet njësoj, derisa t’i njihet primati.

Liritë e njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve, mirëqenia e qytetarëve, rritja e GDP-së, janë oferta të parefuzueshëme. Bashkëpunimi Rajonal është nevojë e pakundërshtueshme. Për biznesmenët, për studentët, për bujqit për shumicën e qytetarëve, shkëmbi i pushtetit politik dhe stabilokracia që po legjitimohet edhe nga SHBA, ndoshta nuk do kishte asnjë rëndësi, nëse do të sillte të mirat që premtohen në çdo konferencë shtypi. Sot ata dolën për të thënë se po e bëjnë këtë për njerëzit. Vuçiç për biznesmenët serbë që nisen nga Beogradi dhe kalojnë 4 – 5 kontrolle deri në Durrës dhe Rama për bujqit që duan të shesin nëpër ballkan pa u prishur produktet nëpër dogana.

Lexo edhe :   “Të flasim si diplomat, të veprojmë si patriotë”, Kurti: Fati ynë është në BE

Presidenti i Serbisë madje e shprehu hapur pakënaqësinë me Maqedoninë për moszbatimin e marrëveshjes, duke konstatuar se nuk është bërë asgjë, se duhet një këshill që do të kontrollojë zbatimin e marrëveshjeve, një udhërrëfyes për ecurinë, listat e gjelbra për bizneset, lëvizjen e lirë të të huajve dhe gjithçka që Procesi i Berlinit e ofron ndërsa Bashkimi Europian e ka.

Duke dështuar në nxitim e sipër, Rama dhe Vuçiç kuptojnë se duhet të ndërtojnë insitucione të reja. Këshilli i Atlantikut, menjëherë pas shpalljes së mbështetjes amerikane për Ballkanin e Hapur, ishte në Beograd për asistencë teknike. Në fakt ajo që po mundohet të krijojnë dhe po dështojnë, është Procesi i Berlinit, miniatura e Bashkimit Europian, që është sjellë e gatshme por nuk ka gjetur mbështetje tek thelemuesit e minishengenit.

Lexo edhe :   “Të flasim si diplomat, të veprojmë si patriotë”, Kurti: Fati ynë është në BE

“Vonesat në Procesin e Berlinit po na bën karikaturë të Këshillit Europian”, përsëriti Rama tezën sipas të cilës BE po pengohet nga nacionalizmi i vendeve anëtare. Këtë justifikim e përdor kur refuzohet nga Këshilli Europian, prej 7 vjetësh që nuk ka bërë asnjë hap drejt integrimit, por edhe për të ikur nga Procesi i Berlinit drejt Ballkanit të Hapur. Nëse nacionalizmi i vendeve anëtare të BE është pengesë për vendim-marrjet brenda bllokut, nacionalizmi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është rrezik lufte.

Nacionalistëve në Maqedoni, u mjaftuan zgjedhjet lokale për ta gjymtuar Ballkanin e Hapur, nesër në Serbi mund të ndodhë e njëjta gjë. Garancia që bashkëpunimi do të vazhdojë do të bjerë me një palë zgjedhje. Kur kjo të ndodhë, askush nuk do gëzojë që Edi Ramës i ranë argumentet, por dëmi ekonomik mund të jetë shumë më i madh.

Procesi i Berlinit përveçse garanton bashkëpunimin e plotë dhe të barabartë të vendeve, përveçse garanton edhe mbrojtjen e ekonomive të secilit vend nga ekspansioni, nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe dhe investimeve nga fondet e BE, garanton mbi të gjitha vazhdimësinë e procesit, pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve. Në këtë pasqyrë, Ballkani i Hapur është vetëm një iniciativë e përkohshme që do të zgjasë sa jeta politike e Vuçiç dhe Ramës, një shkëmbim garancish për pushtetin e njëri-tjetrit, që këta të dy i depozitojnë në zyrat e Europës dhe Amerikës./dosja.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...