Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

11 Dhjetori i Berishës, si 13 Tetori i Ilir Metës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Në pushtet kërkojnë të rikthehen Sali Berisha dhe Ilir Meta

Nga: Mero Baze

Sali Berisha po imiton skemën e Ilir Metës për zgjedhjet lokale të vitit 2013. Në përpjekje për të prodhuar krizë për legjitimitetin e tyre, në mënyrë tërësisht arbitrare dhe siç u vërtetua më pas dhe në shkelje të Kushtetutës, ai shpalli një datë të re zgjedhjesh përtej asaj që ishte legjitime, dhe që respektonte periodicitetin e zgjedhjeve dhe mandatin e të zgjedhurve.

Kështu në mes të trazirave të Qershorit 2019, fare papritur problem kaloi nga beteja për zgjedhje të lira në betejë për zgjedhje të shtyra në datën që caktoi Ilir Meta.

Qeveri ai qëndroi datës kushtetuese të zgjedhjeve dhe hyri në zgjedhje. Komisioni i Venecies të cilit ju drejtua, edhe Kuvendi i Shqipërisë, edhe Gjykata Kushtetuese, provoi që Presidenti kishte shkelur Kushtetutën duke shtyrë zgjedhjet pasi nuk ishte në kompetencë të tij.

Situata që po prodhon Sali Berisha në PD është e ngjashme. Zgjedhjet në PD, janë zhvilluar në korrik të këtij viti, në një Kuvend ku garuan dhe dy kandidatë të tjerë përveç Bashës, të cilët patën plot ankesa për procesin, por e pranuan atë. Mbështetësi më i madh i këtij Kuvendi ishte Sali Berisha.

Edhe pse PD kishte humbur zgjedhjet, edhe pse Basha ishte një lider “I thyer” siç thotë ai tani, ai nuk I kërkoi dorëheqje Bashës, por shkoi e puthi në Kuvend duke e bekuar për mandatin e ri.

Arsyeja pse e mbështeti ishte shpresa që Basha të ishte “peng” i tij duke ja kthyer nderin, dhe duke u bere kamikaz i tij përballë SHBA. Berisha shpresonte Kuvendin nuk e kontestoi askush, as humbësit në garë.

Tani kur Berisha pa që Basha nuk e përdori PD si një mburojë juridike për hallin që ka Sali Berisha dhe familja e tij e inkriminuar, ai ka shpallur një datë të re të Kuvendit të PD më 11 Dhjetor. Këtë e ka bërë pa asnjë mbështetje ligjore, statutore, apo pa asnjë procedurë që të çon në një Kuvend të ri.

E ka bërë thjesht se do të tregoj që ai vendos në PD. Madje jo vetëm që ka caktuar datën e Kuvendit, por ka caktuar veten e tij edhe kandidat edhe garant të garës, duke i siguruar të tjerët se gara do të jetë e ndershme. Deri më sot ky mund të jetë rasti i parë në botë, ku një njeri cakton ditën e garës , cakton vetën kandidat, pastaj e cakton veten dhe arbitër, dhe në fund e cakton dhe çertifikues të garës.

Të gjithë këto I bën në kulmin e një fushate ku po sulmon Lulzim Bashën si shkelës statuti. Ky vet është duke shpikur një libër të ri rregullash, ku ai është lojtar, arbitër, pronar dhe garantues i legjitimitetit.

Pak a shumë si Ilir Meta që këmbëngulte se më 13 Tetor duhet të bëheshin zgjedhjet lokale, ndryshe në Shqipëri do të shkonte gjaku në gju. Në fakt më 13 tetor Ilir Meta u shfaq duke luajtur me top në Gjirin e Lalzit, duke i shkuar djersët deri në gju, por asnjë shqiptar nuk e prishi terezinë. As opozitarët për të cilët ai po sakrifikonte. Kështu po i ndodh dhe Sali Berishës me 11 Dhjetorin.

Tags: ilir metamero bazesali berisha

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
U dënua gabimisht për një vrasje të dyfishtë, shpërblehet me 25 milionë dollarë

U dënua gabimisht për një vrasje të dyfishtë, shpërblehet me 25 milionë dollarë

Shkarkohet nga detyra prokurori që hetoi vrasjen e Klodian Rashës

Shkarkohet nga detyra prokurori që hetoi vrasjen e Klodian Rashës

‘Gërdeci’/Mediu kundërshton rihapjen e hetimeve, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

'Gërdeci’/Mediu kundërshton rihapjen e hetimeve, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com