E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Shkarkohet nga detyra prokurori që hetoi vrasjen e Klodian Rashës

KPK ka shkarkuar Ardian Brahon, prokurorin që hetoi edhe vrasjen e Klodian Rashës. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës, Ardian Braho, pasi kishte mungesë të burimeve financiare, për disa pasuri të paluajtshme.

Braho ishte prokuror i disa çështjeve të rëndësishme në Tiranë, ajo më e bujshmja ishte vrasja e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Procesi i tij i Vettingut ndaj Brahos u krye nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar, ndërsa vëzhgues ndërkombëtar ishte Tomçi Petkoviç.

Ardian Braho i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe u emërua si prokuror në Krujë. Në vitet 2003-2007, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe prej vitit 2007, punon si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...