Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Nuk i pastroni plehrat”, Rama vë me “shpatulla pas murit” kryebashkiakun

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Nuk i pastroni plehrat”, Rama vë me “shpatulla pas murit” kryebashkiakun

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mesditën e sotme kryetarët e Bashkive dhe prefektët, për të diskutuar rreth menaxhimit dhe administrimit të mbetjeve. E pranishme në mbledhje është edhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Kreu i qeverisë ka kritikuar kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Gora, sa i takon pastrimit të mbetjeve në këtë Bashki. Rama tha se ai është modeli i të fjeturit gjumë, përballë plehrave.

“Kemi bregdetin, që është bërë problem i madh dhe do të jetë problem gjithmonë e më i madh sepse rritet numri i turistëve. Por përtej sezonit, kemi pamje të ndotjes që janë e përditshme, e dhimbshme, e turpshme të Bashkisë Himarë, që është simboli të fjeturit gjumë përballë plehut”, citoi Rama.

Rama tha se qeveria nuk do rrijë duarkryq, por do të ndërhyjë drejtpërdrejt. Ai theksoi se asnjë buxhet nuk do kalojë nga Këshillat Bashkiakë, nëse nuk parashikohet kostoja e pastrimit.

“Panorama është e qartë për të gjithë besoj. Asgjë e re nuk u tha në sensin që nuk ka shqiptar që jeton në Shqipëri, apo vjen në Shqipëri, për të kaluar pushimet që nuk ngacmohet drejtpërdrejt nga këto pamje të cilave duhet tu japim fund me sesbën.

Patjetër që nëse kthejmë kokën mbrapa, ministrja solli 2-3 të dhëna e fakte që e bëjnë të qartë se ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm, por siç thotë ajo fjala, populli nuk pyet si ke qenë dje, por si je sot.

Sot situata është në udhëkryq, dhe nga ky udhëkryq duhet të dalim me sesbën dhe tani, jo pas disa vitesh. Ka gjëra që duan vite, por ka dhe gjëra që duan vetëm qartësi dhe vullnet. Kemi Bashkitë që sot kanë përgjegjësi për një territor që mbulon qendrën, periferinë dhe zonën rurale dhe për fat të keq kemi sot që flasim në territorin e Shqipërisë një vend të papranueshëm depozitimesh, abuzive, kriminale, në shkelje të plotë të detyrimeve ligjore të cilat çdo ditë përdoren nga ju.

Kemi pastaj pirgjet e plehrave lartë e poshtë dhe që janë të panumërta anembanë, të cilat jo çdo ditë pastrohen prej jush. Kemi rrugët kombëtare që janë një problem më vete dhe ku ju nuk konsideroheni përgjegjës, pavarësisht se kur vjen puna për dhënie të paligjshme lejesh për karburante, hyni dhe ju. Për atë karburant të prishur dje, do të shkojnë në prokurori të gjithë ata që kanë firmosur në Bashkinë e Lushnjës. Për rrugët kombëtare nuk kanë asnjë të drejtë të japin leje Bashkitë.

Kemi bregdetin që është bërë problem i madh, dhe do të jetë problem gjithmonë e më i madh sepse çdo vit e më shumë rritet numri i turistëve. Por ndërkohë përtej sezonit kemi këto pamje këtu që janë e përditshmja, e turpshme e Bashkisë Himarë që është simboli i të fjeturit gjumë përballë plehut, maskarallëkut. Kemi zonat e mbrojtura dhe zonat me rëndësi të veçantë kulturore dhe patjetër dhe tokën e bukës, që nuk mund të jetë vend për të hedhur plehrat.

Qeveria nuk do të rrijë më në këtë pozicion, por do të ndërhyjë drejtpërdrejt. Ndërhyrja e parë që do të bëjmë është kjo, asnjë buxhet nuk do kalojë në rast se nuk do jetë parashikuar sipas kostimit për të cilin qeveria do punojë për ju, pastrimi. Ministrja do jetë vetë në mbledhjet e Këshillave Bashkiakë. Do ishte mirë që krerët e Bashkive as të mos e çojnë fare një buxhet në Këshill, në rast se nuk është parashikuar pastrimi. Asnjë Bashki nuk ka asnjë problem që të mbulojë pjesën e menaxhimit të përditshëm të mbetjeve nga pikëpamja financiare”, tha Rama.

Tags: Kumbaroplehrarama

TË LIDHURA

Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri të Kushtetueses më 30 shtator
Aktualitet

Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri të Kushtetueses më 30 shtator

10:55 | 25/09/2025
Rama: Shkolla “Meleq Gosnishti” në Përmet, nga ndërtesë e vjetër në qendër komunitare
Aktualitet

Rama: Shkolla “Meleq Gosnishti” në Përmet, nga ndërtesë e vjetër në qendër komunitare

10:44 | 25/09/2025
Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni vizitë zyrtare në NATO
Kryesore

Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni vizitë zyrtare në NATO

10:41 | 25/09/2025
Next Post
“Njerëzit marrin rrogat kot”, Rama: Investim 800 mln euro për sektorin e ujit

"Njerëzit marrin rrogat kot", Rama: Investim 800 mln euro për sektorin e ujit

Mbetjet/ Rama paralajmëron kryetarët e Bashkive: Do përfundoni në Prokurori!

Mbetjet/ Rama paralajmëron kryetarët e Bashkive: Do përfundoni në Prokurori!

“Çova Jorgon nga gjumi”, Rama tregon historinë me mbetjet në Dhërmi

“Çova Jorgon nga gjumi”, Rama tregon historinë me mbetjet në Dhërmi

JU REKOMANDOJMË

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri të Kushtetueses më 30 shtator
Aktualitet

Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri të Kushtetueses më 30 shtator

by mirseda
10:55 | 25/09/2025
0

Gjykata e Lartë do të zgjedhë më 30 shtator anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i...

Rama: Shkolla “Meleq Gosnishti” në Përmet, nga ndërtesë e vjetër në qendër komunitare

Rama: Shkolla “Meleq Gosnishti” në Përmet, nga ndërtesë e vjetër në qendër komunitare

10:44 | 25/09/2025
Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni vizitë zyrtare në NATO

Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni vizitë zyrtare në NATO

10:41 | 25/09/2025
I hoqi lirinë 19-vjeçarit duke e mbajtur për disa minuta në makinë kundër vullnetit të tij, arrestohet 33-vjeçari

I hoqi lirinë 19-vjeçarit duke e mbajtur për disa minuta në makinë kundër vullnetit të tij, arrestohet 33-vjeçari

10:36 | 25/09/2025
Spiropali në New York, zyrtarja e parë shqiptare që takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit

Spiropali në New York, zyrtarja e parë shqiptare që takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit

10:29 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com