E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Mbetjet/ Rama paralajmëron kryetarët e Bashkive: Do përfundoni në Prokurori!

Kryeministri Rama ka paralajmëruar krerët e Bashkive, se nëse nuk pastrojnë zonat që administrojnë, do të përfundojnë në Prokurori. Ai tha se kushdo prej kryebashkiakëve që nuk bën pastrimin e territorit, do të pësojë sanksione. Në takimin që kishte në fokus menaxhimin e mbetjeve, Rama u shpreh se nëse Bashkitë nuk administrojnë si duhet mbetjet, do të jetë qeveria ajo që do të vendosë sanksione, deri në marrjen e Bashkisë në administrim.

“Ne do vendosim një buxhet të caktuar për buxhetin. Do e ndajmë barrën, por nëse kryetarët e Bashkive të tjera nuk bëjnë atë që ka bërë Bashkia e Lezhës, problemi nuk do të zgjidhet.

Një nga plazhet më të bukura në Himarë, janë bërë fotografi ku pushuesit dhe kuajt rrinin bashkë. Kope me kuaj. As për të larguar një kope kuajsh nga plazhi, ose për ta kthyer në një atraksion turistik, mund të rrinte kopeja me kuaj duke i vendosur një gardh. Dhe njerëzit të befasoheshin.

Ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht me ju për këtë. Fjalët po shterojnë dhe ligji parashikon shumë qartë që kryetarët e Bashkive janë përgjegjës dhe Bashkitë sanksionohen për veprime të kësaj natyre, dhe ne do të ecim dhe me sanksione, deri në marrjen në administrim të Bashkisë dhe me çuarjen e kryetarit të Bashkisë në Prokurori. Ky do të jetë fundi i përbashkët me partnerët, nëse Shqipëria në sezonin e ardhshëm të jetë shembull i pastërtisë”, përfundoi Rama.

Lexo edhe :    “Jemi ngritur më të fortë!”, Rama kujton tërmetin e 26 nëntorit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...