Balerini Ilir Shaqiri ka rrëfyer për fillimet e jetesës së tij në Siçili, dhe vështirësitë gjatë karrierës së tij. Ai ndau me lojtarët e tjerë në “Big Brother Vip”, detaje nga jeta e tij profesionale dhe sakrificat që ka bërë.
Iliri tha se fillimisht punonte si mësues i këtij arti tek një shkollë private, por pagesa ishte tepër e ulët dhe aspak motivuese. “Ma jepte rrogën si me lugë kafeje, në fund të muajit kërkoja 5 lekshat nëpër shtëpi“, tha ai. Iliri tregoi se pas 4 vjetësh, vendosi që të hiqte dorë dhe të hapte institucionin e tij personal. Ky veprim solli, sipas Ilirit, edhe një sërë kërcënimesh nga ish-pronarja dhe familja e saj. “Më kërcënuan disa herë. I thash që unë kam ardhur për botë të lirë, por duhet të kesh kujdes, sepse unë nuk kam familje këtu, ju po”, tha Iliri.