E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Përballë murit 800-mijësh të Ramës…

Nga: Eduard Zaloshnja

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Edi Rama u mburr se opozita nuk kishte shans të fitonte përballë murit 800-mijësh socialist. Po për çfarë muri e kishte fjalën Rama?

Në qoftë se llogariten edhe votat e partive satelite të PS-së (PSD, etj.), në fakt, muri elektoral PS+satelite ka qenë rrotull kësaj lartësie në mënyrë konstante (si në opozitë edhe në pozitë). Pavarësisht se shumë votues janë larguar nga Shqipëria apo janë larguar nga kjo jetë në 12 vjetët e fundit, dardhët socialiste thjesht kanë rënë nën pemën e dardhës socialiste…

Përballë një muri të tillë konstant socialist, opozita ka qenë e përçarë në disa copa. Përçarja më e madhe aktualisht është ajo mes berishistëve dhe bashistëve (kadillistët përbëjnë thjesht një rrymë minore).

Para zgjedhjeve, përçarja e madhe ishte ajo mes Bashës e Kryemadhit, të cilët nuk ranë dot dakord të hartonin lista të përbashkëta kandidatësh për deputetë. Gjë që mund t’ia kishte ulur gjasat e fitores Ramës. Por edhe votat e djathta që morën partitë e Jozefina Topallit dhe Astrit Patozit ndikuan sadopak në dobësimin elektoral të opozitës.

Me pak fjalë, tenda laramane e opozitës është e ndarë nësinore – disa të mëdha e disa të vogla. Në qoftë se ndonjë ose disa nga liderët e këtyre sinorëve nuk përfundojnë në kthetrat e SPAK-ut dhe BKH-së deri më 2025, ekziston një farë probabiliteti për kapërcimin e murit 800-metërsh të Ramës. Por që të ketë ndonjë gjasë për fitore të opozitës,duhet që të gjithësinorët brenda tendës opozitare të përbashkohen – berishistët, bashistët, metistët, kadillistët, topallistët, patozistët etj. etj. duhet të dalin të gjithë me një listë të përbashkët kandidatësh në zgjedhjet e 2025-ës!

Lexo edhe :    “Jemi ngritur më të fortë!”, Rama kujton tërmetin e 26 nëntorit
Lexo edhe :   Shqipëria dhe Kosova drejt hekurudhës Durrës-Prishtinë

Sepse Rama nuk ka ndërmend ta ndryshojë sistemin zgjedhor në një mënyrë të tillë, që do t’ia jepte opozitës fitoren në pjatë…

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...