Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Berisha kërcënon me protesta dhe sulmon Bashën me SHBA-në

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha kërcënon me protesta dhe sulmon Bashën me SHBA-në

Nga qyteti i Kukësit ku mbajti “Foltoren” e radhës, ish-kryeministri Berisha kërcënoi sërish me protesta kundër qeverisë. Berisha duket i vendosur për të çuar vendin drejt kaosit dhe destabilizimit.

Ai apeloi ndaj qytetarëve që të bashkohen për rrëzimin e qeverisë, e cila sipas tij, është regjimi më i keq që nga koha e Enver Hoxhës. Përpara demokratëve kuksianë, Berisha tha se Edi Rama është përçarës kombëtar, dhe meriton të largohet nga pushteti.

“Nëse doni një Shqipëri sovrane dhe një forcë politike sovrane, të bashkohemi për të përmbysur regjimin më të keq që ka patur Shqipëria që nga Enver Hoxha dhe deri sot. Rrëzimi i Edi Ramës është imperativ, është një urdhër, një thirrje që buron nga zemrat e mbarë atdhetarëve shqiptarë. Kurrë ndonjëherë nuk ka patur në Tiranë një kryeministër që të urrejë me të gjithë qenien e tij veriun dhe Kosovën, siç është sot Edi Rama. Është një përçarës kombëtar, i cili ka në histori analog vetëm Enver Hoxhën”, deklaroi ai.

Më tej Berisha paralajmëroi Ramën se për shkak të rebelimit popullor, nuk do të mbyllë mandatin e tretë. “Edvin, ti mendon se do të gëzosh këtë mandat, dëgjoni pak ato daulle, po bien për ty. Mandatin nuk e gëzon dot ti, sepse ke vjedhur me qindra milionë, nuk e gëzon sepse vetëm në zonat e tërmetit ke përdorur 160 mln euro para në kontot për të blerë votat e njerëzve të varfër. Nuk gëzon mandatin, dëgjoji prapë ato daulle sepse ke përdorur patronazhistët, njëlloj si në kohën e baballarëve të tu mizorë për të terrorizuar shqiptarët”, u shpreh ai.

Berisha akuza SHBA-së

Berisha i mëshoi fort faktit se shpallja e tij “non grata” u bë pa asnjë provë, dhe se për bazë u mor vetëm lobimi i dyshes Rama-Soros. “Kurrë ndonjëherë në histori nuk është shpallur “non grata” një njeri i cili ka 8 vite që është larguar nga roli i udhëheqjes. Së dyti, kurrë ndonjëherë në histori nuk është shpallur një njeri për të cilin nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë, asnjë proces gjyqësor brenda apo jashtë vendit siç është Sali Berisha. Së treti, kurrë ndonjëherë nuk është shpallur “non grata” një njeri tre javë pasi forca e tij politike ka humbur zgjedhjet”, u shpreh ai.

Po ashtu, Berisha akuzoi indirekt amerikanët se po ndërhyjnë në punët e Shqipërisë. “Ne duhet të ringrihemi. Nuk do të realizojmë rritjen, në rast se nuk jemi sovranë, në rast se vendimet na i marrin të tjerët”, nënvizoi Berisha.

Tags: Berishakuksianetnon gratarama

TË LIDHURA

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit
Aktualitet

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

21:55 | 01/04/2026
“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu
Aktualitet

“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu

21:14 | 01/04/2026
Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026
Aktualitet

Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026

20:13 | 01/04/2026
Next Post
I shpëtoi atentatit te “Komuna e Parisit”/ 22-vjeçari, shok me Kozakun

I shpëtoi atentatit te "Komuna e Parisit"/ 22-vjeçari, shok me Kozakun

“Ke akoma ndjenja për Alvisën”, Ada ngre dyshime për Hysenin (VIDEO)

"Ke akoma ndjenja për Alvisën", Ada ngre dyshime për Hysenin (VIDEO)

Kishte humbur gjurmët prej 5 ditësh, gjendet trupi i pajetë i mësueses

Kishte humbur gjurmët prej 5 ditësh, gjendet trupi i pajetë i mësueses







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother
Showbizz

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother

by mirseda
23:04 | 01/04/2026
0

Një situatë e “pazakontë” ka ndodhur këtë mbrëmje gjatë spektaklit të sotëm. Monika Kyemadhi është vënë në...

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

22:34 | 01/04/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

21:55 | 01/04/2026
Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

21:52 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com