E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

“Ke akoma ndjenja për Alvisën”, Ada ngre dyshime për Hysenin (VIDEO)

Hysen Ramaj krijoi sërish një situatë të tensionuar në “Për’puthen”, pasi një nga konkurrentet që kishte dalë në takim, Ada, kishte dyshime nëse ai ndiente për ish-të dashurën e cila është në emision.

Hyseni bëri bujë të madhe, pasi u prezantua si ishi i Alvisës, njërës prej konkurrenteve. Prej ditësh është aluduar nëse është lojë, dhe se gjithçka bëhet për audiencë etj. Ada, e cila kishte takimin me Hysenin, u shpreh tepër skeptike rreth marrëdhënies së Alvisës me të.

Ada: Hyseni më lë shumë dyshime, dua ta shikoj njëherë me Alvisën se çfarë marrëdhënie kanë këta të dy. Në qoftë se këta të dy kanë ardhur brenda për disa ‘followers’-a, unë i jap Instagramin tim.

Alvisa: Zemra, kur kam pasur unë 180K, ti nuk dije çfarë ishte Instagram-i. Nuk kam ardhur për followers-a. Kam ardhur për dashurinë, atë që ti se di fare se ekziston këtu brenda.

Ada: Po pra po, ti ke ish të dashurin këtu, të dy ju na bëni si rastësia e botës.

Alvisa: Nuk jam unë rastësia, se ai ishte këtu, e ti nuk je fare në preferencat e tij, ta kam thënë.

Artani: Ku e di ti që ai nuk ka ndryshuar mëndje? Pastaj ti ke thënë që unë do shkoj te “Për’puthen” që kur ju keni qenë në një lidhje. Pa u ndarë ti, ke menduar të vish këtu.

Hyseni: Ato ishin diskutime që ne i bënim si çdo çift normal.

Artani: Po ja tani jeni të dy këtu dhe dyshime normal që do ketë.

Lexo edhe :   "Ky është viti i fundit që bëj Për’puthen", Olsa tregon vendimin e papritur
Lexo edhe :   "Ky është viti i fundit që bëj Për’puthen", Olsa tregon vendimin e papritur

Ada: Ti Hysen ke ardhur këtu dhe ke akoma ndjenja për Alvisën, dhe Alvisa ka ndjenja për ty.

Alvisa: Mos fol për mua, shiko ndjenjat e tua, o je ti e zhytyr këtu o nuk është njeri. Ti e ke jashtë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...