Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Rama u përgjigjet pyetjeve për krizën energjetike: Do mbrojmë familjet

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama u përgjigjet pyetjeve për krizën energjetike: Do mbrojmë familjet

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot në mediat sociale qytetarëve, sa i takon krizës së energjisë dhe të naftës që mund të preket dhe Shqipëria. Rama është shprehur se Shqipëria nuk arrin që të prodhojë energji mjaftueshëm për të furnizuar të gjithë, ndaj dhe detyrohet që të dalë në tregjet ndërkombëtare dhe të blejë me çmime të larta.

Kreu i qeverisë tha se çmimi i energjisë për familjarët, është nën koston reale dhe kjo është falë masave të marra për mbrojtjen e konsumatorit. Rama tha se çmimet në treg nuk i përcakton qeveria, por kërkesa dhe oferta.

“Shqipëria nuk e prodhon sasinë e naftës së pari, është naftë e rëndë ajo që prodhon dhe shkon për tregun ndërkombëtar. Rreth 600 mijë ton janë nën produktet që vijnë nga importi. Ne prodhojmë vetëm një pjesë të energjisë që konsumojmë, kjo na ndihmon që të kemi në çmim të rregulluar.

Sot që flasim, çmimi i energjisë për familjarët është një çmim nën koston reale, falë masave të marra për mbrojtjen e konsumatorit. Çmimet e mallrave në treg i përcakton kërkesa dhe oferta, jo qeveria, vetëm në diktaturën komuniste i vendos qeveria.

Për sa kohë flasim për mallra që i blejmë në tregjet ndërkombëtare siç janë energjia dhe nafta, çmimet janë njësoj si në Spanjë, si në Shqipëri. Ne prodhojmë energji kur kemi reshje të mjaftueshme për mbushjen e hidrocentraleve, dhe blejmë kur kemi thatësirë. Shqipëria është e varur nga tregu ndërkombëtar, njësoj si vendet e tjera”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se nuk mund të ndryshojnë çmimin e energjisë, por do të mbrojnë familjet nga rritja e papërballueshme e tij.

“Ne nuk mund të ndryshojmë çmimin e energjisë, por do mbrojmë familjet nga rritja e papërballueshme e tij, sepse energjinë e blen dhe e shet shteti te familjet dhe ky është ndryshmi me çmimet e tjera që nuk i vendos qeveria, por tregu, kërkesa dhe oferta.

Do bëjmë çmos t’i mbrojmë familjet nga kjo krizë e re globale. Shqipëria e ka të bazuar prodhimin e energjisë 100% te hidrocentralet, varemi nga reshjet. Prodhimi vendor nuk i përmbush kërkesat e Shqipërisë, ndryshe nuk do shqetësoheshim nga kjo çështje. Kur ne e blejmë energjinë në kushte thatësire ku kriza është në kul, çmimi rritet”, tha Rama.

Tags: cmimetenergjiarama

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
Përplasje e ashpër me armë në Athinë, plagoset një shqiptar

Përplasje e ashpër me armë në Athinë, plagoset një shqiptar

Këmbimi valutor/ Rifiton pikë Dollari amerikan, s’ka luhatje për Euron dhe Sterlinën

Mësoni me sa lekë shkëmbehet sot euro, dollari dhe paundi britanik

Makina përfundoi 20 m në humnerë, ndërron jetë 29-vjeçarja në Pogradec

Makina përfundoi 20 m në humnerë, ndërron jetë 29-vjeçarja në Pogradec







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com