Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Ditë e bukur dhe e trishtuar”, Rama: Askush s’e ka kuptuar rajonin sa Merkel

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ditë e bukur dhe e trishtuar”, Rama: Askush s’e ka kuptuar rajonin sa Merkel

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Angela Merkel, tha se sot është një ditë e bukur dhe e trishtuar, pasi përkon me vizitën kancelares gjermane, por edhe me vizitën e saj të fundit që bën në Tiranë. Ai ka vlerësuar kontributin e saj në Ballkanin Perëndimor. Sipas kreut të qeverisë, Merkel do i mungojë Europës dhe veçanërisht Ballkanit Perëndimor, pasi është e vetmja që e ka kuptuar më mirë rajonin dhe i ka kushtuar një vëmendje të madhe.

“Dua të them që kjo është njëkohësisht një ditë e bukur për ne dhe një ditë e trishtuar. Është një ditë e bukur sepse kemi privilegjin të presim në Tiranë, një mike të Ballkanit, të shqiptarëve, të gjithë popujve të këtij rajoni. Një ditë e trishtuar, sepse në njëfarë mënyre kjo është vizita e lamtumirës e Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë.

Unë besoj që askush nuk ka bërë për këtë rajon pas kapërcimit të luftës më shumë se sa kancelarja gjermane. Dhe ajo që është akoma më e rëndësishme, sipas meje, është se askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se sa kancelarja gjermane.

Me të është gjithmonë një problem, sepse nuk i ka qejf fjalimet me shumë fjalë të bukura, por njëkohësisht është shumë e sinqertë. Dhe shprehja e fjalëve më të mira lidhur me ç’ka ajo bëri duke iniciuar procesin e Berlinit. Një proces i cili është një vizion largpamës, jo thjesht për të kaluar një fazë disa-vjeçare, por për të parë të ardhmen të gjithë së bashku.

Përtej çdo rezultati konkret, arritja më e madhe është vendosja e një fryme bashkëpunimi, bashkëveprimi dhe e sensit të të ardhmes të përbashkët. Ishte privilegj të ishte në Tiranë, në pamundësi për të vizituar të gjithë vendet.

Këtu kishim takimet me të gjithë liderët e rajonit. Dua t’i shpreh mirënjohjen në emër të të gjithë shqiptarëve. Nuk po hyj t’i numëroj se janë shumë në aspektin e mbështetjes bilaterale, dhe për atë që kancelarja ka bërë për rajonin.

Nga ana tjetër, duke respektuar faktin që kancelarja është një lider që drejton Gjermaninë prej shumë vitesh, por që asnjëherë nuk ka munguar t’i japë zemër politikës europiane. Është gjermane dhe kohën e ka të shtrenjtë. Oraret i ka të rëndësishme. Dua vetëm të them se sot Ballkani Perëndimor është një vend shumë më i mirë përpara se Angela Merkel të niste procesin e Berlinit.

Pavarësisht se do ketë vazhdimësi në politikën gjermane, Angela Merkel do i mungojë këtij rajoni. Të gjithë më shumë besojnë fjalët e saj se fjalët e mia. Është një moment për të gjithë ne, ku jemi të vetëdijshëm qoftë për atë që ka bërë dhe qoftë për atë boshllëk që ka lënë.

Shpresoj që më herët se vonë ky boshllëk të mbushet, pa kancelaren Merkel, Ballkani dhe Europa nuk do ishte njësoj. Kancelarja e cila në detyrën e saj ka pasur impenjime në të gjithë globin, do jetë më e lirë dhe shpresoj që të ketë kohën për t’u rikthyer në Ballkan dhe Shqipëri për të lexuar më afër aktualitetin tonë dhe të shijojë detin dhe natyrën”, tha kryeministri Rama.

Tags: Angela Merkeledi rama

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
“Për detin dhe diellin jemi shumë përpara BE”, ja si ia kthen Merkel-Ramës

"Për detin dhe diellin jemi shumë përpara BE", ja si ia kthen Merkel-Ramës

Merkel e thotë haptazi: BE-ja duhet të mbante fjalën për integrimin

Merkel e thotë haptazi: BE-ja duhet të mbante fjalën për integrimin

VIDEO/“Përplasje” në konferencën e Merkelit, protestojnë mediat në Kosovë

VIDEO/“Përplasje” në konferencën e Merkelit, protestojnë mediat në Kosovë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com