Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

VIDEO/ “Nuk tërhiqem unë o budallenj”, Berisha kërcënon Bashën dhe SHBA-në

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Berisha bën deklaratën e fortë për 21 janarin: Rama meriton burg të përjetshëm

Ndonëse është shpallur “non grata” nga SHBA-ja, ish-kryeministri Berisha nuk do t’ia dijë. Por përkundrazi, ai ka shtuar dozën e kërcënimeve. Një ditë më parë ai ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale. Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook”, një nga fjalimet e tij në kohën kur ishte në Kuvend, duke i dërguar kështu një mesazh të fortë kryedemokratit Basha dhe ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, se nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga politika, e ndërsa pret shtatorin për tu rikthyer si deputet në Kuvend.

Me të tjerash në videon e cila është xhiruar në vitin 2016, Berisha shihet teksa përdor një fjalor fyes ndaj socialistëve, ndërsa thotë se ai nuk tërhiqet dhe se kundërshtarët për të janë plehra e budallenj.

“Jam Sali Berisha o budallenj, nuk tërhiqem unë o budallenj. Jam Sali Berisha, o çakej, që flisni si çakej, e dini si më dukeni mua, plehra më dukeni, se të tillë jeni, para interesit kombëtar nuk njoh askënd tjetër, s’njoh asgjë unë”, ka deklaruar Berisha nga foltorja e Parlamentit në vitin 2016.

Ky paralajmërim vjen disa ditë para se të startojë sesioni i ri parlamentar e politik, një mesazh i fortë ndaj SHBA-së se nuk do braktisë mandatin e deputetit.

Ultimatumi i Berishës vjen disa ditë pas mesazhit të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Kjo e fundit, pas një takimi “kokë më kokë” me kreun e PD-së, Lulzim Basha në selinë blu, ia bëri të qartë se SHBA-të nuk e duan në shtator Sali Berishën në Kuvend.

Diplomatja amerikane i kërkoi Lulzim Bashës që të distancohet nga Sali Berisha. “Një parti nuk mund të “hajë bar” për hir të një deputeti”, tha Kim, referuar shprehjes së thënë në komunizëm “edhe bar do hamë dhe nuk do i përkulemi armikut”.

Ndërkohë, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Berishës ndaj deklaratës së ambasadores Kim, i cili po në 30 korrik shkroi në rrjetet sociale se diplomatja amerikane gaboi shumë rëndë me barin që iu përmendi demokratëve, dhe se sipas tij, nuk ka Zot që e ndal atë të mos hyjë në Kuvendin e Shqipërisë si deputet.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non-grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë, dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë.

Sakaq, Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim, duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij. Ai ka paditur Anthony Blinken, Sekretarin Amerikan të Shtetit. /Tirana Today

Tags: lulzim bashasali berishaYuri Kim

TË LIDHURA

Edi Rama hedh poshtë akuzat për bllokimin e negociatave me BE: proces testimesh, sipas agjendës
Kryesore

Edi Rama hedh poshtë akuzat për bllokimin e negociatave me BE: proces testimesh, sipas agjendës

18:33 | 07/04/2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik
Aktualitet

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

18:26 | 07/04/2026
Prishen tre ndërtime të paligjshme në Vlorë, aksioni do të vijojë
Aktualitet

Prishen tre ndërtime të paligjshme në Vlorë, aksioni do të vijojë

17:40 | 07/04/2026
Next Post
Meta hesht për afganët, këshilltari i tij sulmon SHBA-në

Meta hesht për afganët, këshilltari i tij sulmon SHBA-në

Luf*a kundër terrorizmit, Kim vlerëson me çmimin e veçantë zyrtarin shqiptar

Luf*a kundër terrorizmit, Kim vlerëson me çmimin e veçantë zyrtarin shqiptar

VIDEO/Mbahej në rrotën e avionit, afgani filmon veten kur largohet nga Kabuli

VIDEO/Mbahej në rrotën e avionit, afgani filmon veten kur largohet nga Kabuli







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Netanyahu nis para kohe zbatimin e kërcënimit të Trump? Izraeli sulmon ura dhe hekurudha në Iran
Bota

Netanyahu nis para kohe zbatimin e kërcënimit të Trump? Izraeli sulmon ura dhe hekurudha në Iran

by mirseda
18:48 | 07/04/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar se avionët luftarakë izraelitë kanë goditur ura dhe linja hekurudhore...

Pak orë nga përfundimi i afatit të Trump, rritet sërish çmimi i naftës, kalon 117 dollarë për fuçi

Pak orë nga përfundimi i afatit të Trump, rritet sërish çmimi i naftës, kalon 117 dollarë për fuçi

18:43 | 07/04/2026
Edi Rama hedh poshtë akuzat për bllokimin e negociatave me BE: proces testimesh, sipas agjendës

Edi Rama hedh poshtë akuzat për bllokimin e negociatave me BE: proces testimesh, sipas agjendës

18:33 | 07/04/2026
Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

18:26 | 07/04/2026
Donald Trump kërcënon me “ferr mbi tokë”, Iran përdor mburoja njerëzore në Tehran

Donald Trump kërcënon me “ferr mbi tokë”, Iran përdor mburoja njerëzore në Tehran

18:03 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com