Video e cila është bërë virale, tregon një djalë të ri që regjistron veten dhe afganët e tjerë duke u kapur pas një aeroplani të Forcave Ajrore të SHBA, i cili po ngrihej nga aeroporti i Kabulit. Këto pamje të rënda, s’janë gjë tjetër veçse tentativa e dëshpëruar për të ikur nga vendi i kontrolluar nga talebanët.
Pamjet tregojnë njeriun e buzëqeshur që përshëndet turmën e njerëzve, një ditë pasi kryengritësit rrëzuan qeverinë.
Të paktën dy persona humbën jetën, pasi avioni gjigant C-17 Globemaster u ngrit në fluturim.
Zyrtarët amerikanë thanë se shtatë persona u vranë, përfshirë dy të pushkatuar nga trupat amerikane, pasi turmat sulmuan aeroportin ndërkombëtar.
Dhjetëra njerëz mund të shiheshin duke u përpjekur të kapen mbi trupin e avionit të transportit. Për shkak të këtij kaosi, ushtria amerikane pezulloi përkohësisht evakuimet – si ushtarake ashtu edhe civile – për të larguar njerëzit nga aeroporti.
Burimi i lajmit: New York Post. Përshtatur nga Tirana Today