E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Meta hesht për afganët, këshilltari i tij sulmon SHBA-në

Lajmi i strehimit të afganëve në Shqipëri, ka shkaktuar mjaft debate dhe reagime në radhët e politikës dhe jo vetëm. Ndërsa debatet e nxehta kanë vijuar edhe në rrjetet sociale, presidenti Meta ka zgjedhur që të heshtë. Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka ‘përdorur’ këshilltarin e tij, Ilir Kulla, për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vendimin e marrë për popullsinë afgane.

Meta nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar sa i takon strehimit të shtetasve afganë në vendin tonë, e ndërsa në veprim është hedhur Ilir Kulla. Ai është i mendimit se ikja nga Afganistani është turpi më i madh i Perëndimit. Sipas tij, deklarata e amerikanëve se ishin afganët që dështuan dhe jo ata, janë justifikime bajate.


“Kur degjoj justifikimin idiot “ikem nga Afganistani se deshtuan afganet te qeverisin se ishin te korruptuar” , me lind pyetja atehere pse po i evakuoni te korruptuarit dhe te deshtuarit dhe ata qindra-mijra qe keni braktisur ne Afganistan? Ikja nga Afganistani eshte turpi me i madh i Perendimit qe nga perfundimi i luftes se dyte boterore! Koha do jete deshnitari me i mire fatkeqesisht!”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

Qeveria shqiptare do të presë sot afganët, ku një pjesë do të vendosen në “Qyteti Studenti” në Tiranë, dhe një pjesë tjetër në Durrës. Në Rinas ka nisur dhe ngritja e tendave që do të shërbejnë për afganët. Këta të fundit do t’i nënshtrohen verifikimeve mjekësore, për të parë nëse ndokush ka nevojë për trajtim të specializuar.

300 afganët e parë pritet të vijnë në vendin tonë rreth orës 17:00. Ishte planifkuar që mbërritja të bëhej ditën e djeshme në mbrëmje, por ky variant u anullua, për shkak të zhvillimeve kaotike në Kabul, të cilat kushtëzojnë ndryshime të planeve nga ora në orë. /Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...