Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

S’ishin paguar për orët shtesë, Leli jep lajmin e mirë për zjarrfikësit

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
S’ishin paguar për orët shtesë, Leli jep lajmin e mirë për zjarrfikësit

Mediat ngritën shqetësimin një ditë më parë se 35 zjarrfikësit e Vlorës, të cilët po përballen me flakët, prej dy muajsh nuk paguhen për orët shtesë. Ata janë paguar për 178 orë gatishmëri, në luftën kundër flakëve që kanë djegur me qindra hektarë tokë, por edhe banesa e stane. Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli mohoi lajmin, duke pretenduar se ‘pagesat për orët shtesë kanë kaluar në llogaritë e zjarrfikësve që më datë 4 gusht’. Por në këtë pjesë nuk kishte asgjë të vërtetë, pasi asnjë qindarkë nuk ka kaluar për ta.

E ndërsa sot Dritan Leli jep një tjetër version të situatës. Kreu i Bashkisë së Vlorës ka pranuar se zjarrfikësit në Vlorë, prej dy muajsh nuk kanë marrë paratë që i takojnë për orët shtesë të punës.

Leli nuk specifikoi se cilat ishin këto kufizime ligjore, ndërsa tha se ata do të marrin paratë që i takojnë, por pa dhënë një datë se kur do të ndodhë kjo.

“Zjarrfikësit janë paguar të gjithë për orët e punës së zakonshme, për orët shtesë dhe do paguhen për të gjitha orët shtesë që kanë ngelur pa paguar për arsye të kufizimeve ligjore që ka për pagesën e tyre. Punonjësit e zjarrfikëses do paguhen për çdo orë pune”, tha Leli.

Bashkia e Vlorës ka një fond prej 35.3 milionë lekësh për Policinë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, me synim që të përmirësohet siguria publike nëpërmjet sigurimit të mbrojtjes kundër zjarrit dhe shpëtimit.

Ndërsa bazuar në buxhetin e vitit 2021 të kësaj Bashkie, fondi i pagave për personelin e zjarrfikësit ku përfshihen komisar zjarrfikës, kryeinspektor zjarrfikës, krye-zjarrfikës, zjarrfikës, asistent zjarrfikës është mbi 33 milionë lekë. Nga fond 5.5 milionë lekë është i përcaktuar për orët shtesë dhe qëndrimin në gatishmëri, ndërsa paga mujore e një zjarrfikësi në Vlorë është 46 mijë lekë.

Tags: Dritan Lelivlorezjarrfikes

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
“40 milionë euro në sezon”/Një klub i tretë hyn në garë për Mesin

"40 milionë euro në sezon"/Një klub i tretë hyn në garë për Mesin

“Jam sëmurë, kam gruan për t’u kujdesur”, babai i Arbër Çekajt lihet në burg

"Jam sëmurë, kam gruan për t'u kujdesur", babai i Arbër Çekajt lihet në burg

Aktori me origjinë shqiptare, Jim Belushi kërkon divorcin pas 23 vitesh martesë

Aktori me origjinë shqiptare, Jim Belushi kërkon divorcin pas 23 vitesh martesë







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com