Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kim i lë 1 muaj afat Bashës për Berishën, ish-kryeministri hedh hapin e radhës

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh të fortë ndaj ambasadores amerikane, Yuri Kim. Berisha ka shpërndarë një pjesë të fjalimit, nga festa e 25-vjetorit të themelimit të PD. “Sikur 1000 të mbesin, do të mbetem njëri prej jush, sikur 100 të mbeten, do mbetem një prej jush, sikur vetëm një të mbesë, do të mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike”, shprehet Berisha në video.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ia ka bërë të qartë kryedemokratit Basha, se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të jetë në parlament në shtator. Ky ultimatum u përcoll LIVE, teksa ajo po prononcohej për mediat, pasi kishte zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha në selinë blu.

Ambasadorja Kim, lëshoi disa deklarata të forta. Ajo i dërgoi një ultimatum z. Basha që të largojë Berishën, dhe të distancohet nga komunizmi, pasi sipas saj, Partia Demokratike s’mund të hajë bar për hir të një deputeti. Ajo nënvizoi ndër të tjera se në shtator PD duhet të jetë pa Berishën, duke i lënë një muaj afat Bashës ta largojë.

“Do të doja të theksoja përgjegjësinë që kanë kryetarët e partive, për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parlament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD, t’i mendojë këto çështje. Siç e përmenda më parë, PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura.

Do ishte një ironi historike, por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do ecin përpara, që ky vend do ecë përpara, që bashkëpunimi midis SHBA dhe Shqipërisë të ecë përpara. E ardhmja po pret. Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që kur të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre, për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës”, tha ndër të tjera ambasadorja Kim.

Tags: lulzim bashasali berishaYuri Kim

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

Në efektin e pasioneve politike, mos ngatërrojmë konceptet gjeopolitike!

Probleme me zemrën, trajneri zbulon vendimin për futbollistin shqiptar

VIDEO/ "Digjet" Athina, temperatura tejkaloi 55 gradë celsius







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com