Djali i Azem Hajdarit është liruar nga qelia, pasi ditë më parë u kap me doza kanabisi. Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për djalin e ish-liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, i cili mban të njëjtin emër.
Sot në Gjykatën e Elbasanit, trupa gjykuese vendosi të lirojë edhe mikun e tij, Ergi Gjumsi. Azem Hajdari u kap nga Policia e Elbasanit, teksa posedonte 5 doza kanabis në makinë. Të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz “Audi” në qytetin e Elbasanit, ku u ndaluan për një kontroll nga policia në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji me disa gramë kanabis.
Policia thotë se makina drejtohej nga 21-vjeçari Ergi Gjumsi, ndërsa Azem Hajdari, 23-vjeç, dhe dy të rinj të tjerë ishin pasagjerë.