Një shpërthim në një fabrikë kimike në qytetin perëndimor gjerman të Leverkusenit çoi në lëshimin e një paralajmërimi për “rrezik ekstrem” dhe banorëve të qytetit Rhine u është kërkuar të mbyllin dyert dhe dritaret.
Policia e Leverkusenit raportoi disa lëndime. Ata mbyllën autostradën aty pranë dhe u kërkuan banorëve të mbajnë rrugët të lira për shërbimet e urgjencës.
Kompania ‘Currenta’ tha se shkaku i shpërthimit në objektin e saj në Leverkusen Chempark ishte i panjohur. Zjarrfikësit e kompanisë dhe njësitë e monitorimit të ajrit janë vendosur aty. Agjencia Kombëtare e Katastrofave (BBK) ka lëshuar një paralajmërim për “rrezik ekstrem” pa specifikuar natyrën e kimikateve.
Një zëdhënës i autoriteteve të qytetit tha se shkalla dhe shkaku i dëmit mbeten të panjohura.