E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Demokratët do u rikthehen protestave? Basha flet për strategjinë e opozitës

Ndonëse i është shmangur pyetjes nëse do të ketë protesta nga opozita në shtator, Basha ka thënë se do të vijojë betejën me të gjitha format dhe mënyrat për rrëzimin e qeverisë. Krydemokrati Basha ka zbuluar stategjinë e opozitës, duke i mëshuar fort faktit se do të kenë betejë sa herë që shkelen standartet. Ai tha më tej se vjedhja e zgjedhjeve është dramë shoqërore, një dramë me shumë akte. E ndërsa efektet negative i përjeton populli duke nisur nga rritja e papunësisë, e kriminalitetit, grabitja e pronave publike, goditja e biznesit, e sipërmarrjes.

Do të nisni protestat?

Sot vëmendja e shqiptarëve duhet të mbetet te ky certifikim i qartë i dështimit më të madh në 30 vite pluralizëm, për të garantuar votën e lirë e të fshehtë. Detyrat tona janë të qarta, detyra e drejtësisë është e qartë dhe ne do vazhdojmë të insistojmë që ajo ta përmbushë këtë detyrë. Ne presim jo thjesht hetime me ritëm të lartë, duke filluar nga koka dhe jo nga bishti, por edhe transparencë për këto hetime, jo vetëm para PD, por edhe para qytetarëve, që janë dëmtuesit më të mëdhenj nga masakra zgjedhore. Ju garantoj që PD asnjëherë nuk është stepur para asnjë vendimi për të përmbushur detyrën e saj para shqiptarëve dhe demokracisë, dhe nuk do të stepet as sot, kur nevoja për demokraci është më e madhe se kurrë.

Si do ta vijoni betejën tuaj?

Vjedhja e zgjedhjeve nuk është dramë e PD, por dramë shoqërore, një dramë me shumë akte. Efektet nuk janë teorike, rritja e papunësisë, e kriminalitetit, mungesa e një dere për të trokitur në shtet për të zgjidhur problemet për njerëzit, grabitja e pronave publike, goditja e biznesit, e sipërmarrjes, shkallimi i sistemit arsimor, janë aktet pasuese të dramës që nis me tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve. Këtë tjetërsim e ka bërë një regjim, jo i vetëm Edi Rama. Bashkëpunëtorët e Ramës dihen, një pjesë e tyre njihen prej vitesh, që kur i nxorën përgjimet e dosjeve 184 dhe 339. Prandaj, nuk mendoj se do të ketë ndonjë surprizë për publikun të qëndrimeve tona, pasi ne kemi vetëm një qëndrim, ndaj kësaj masakre zgjedhore dhe pasojave që sjell për shqiptarët, ne do të kemi vetëm betejë. Përpara nuk kemi thjesht një dështak, por kemi një përsëritës serial, prandaj e kam cilësuar si armik të demokracisë, të interesit të shqiptarëve, duke përfshirë këtu edhe vetë anëtarët e partisë së tij.

Lexo edhe :   Dështimin e "Lëvizjes Berisha", nuk e ndal dot as Sali Berisha
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...