E mërkurë, 13 Tetor, 2021
14.5 C
Tirana

A do jetë Berisha në grupin parlamentar të PD në shtator? Çfarë thotë Basha…

Gjatë një konference për mediat nga selia blu për të komentuar raportin e OSBE për zgjedhjet e 25 prillit, kryedemokrati Basha u shpreh se rruga nuk do të jetë e lehtë. Ai thotë se opozita do të vijojë betejën me qeverinë, të cilën e akuzon se ka minuar demokracinë në Shqipëri. Një ditë pas publikimit të raportit përfundimtar për zgjedhjet, Basha tha se u konfirmuan akuzat e tyre se 25 prilli ishte një “masakër zgjedhore”, dhe se nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira.

“Raporti konfirmoi që 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. Konfirmon se 25 prilli ishte një masakër zgjedhoe. Këtë e kemi thënë që prej ditës së parë dhe e kanë parë me sytë e tyre shqiptarët që kërkonin ndryshimin. Këtë e di e gjithë bota demokratike sepse ky raport, për fat të keq, është vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe të kryer në historinë e pluralizmit. Blerja e votave, e kemi thënë ne, e thotë dhe raporti, shkrirja në një e qeverisë dhe partisë, abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike, rritje fiktive të punësimit në administratë për qëllime elektorale, presion administratës për të votuar partinë në pushtet, përdorimi i fondeve të rindërtimit për të përfituar. I kemi thënë ne, i konstaton dhe raporti. Vjedhja e të dhënave, ngritja e patronazhistëve, duke ushtruar shantazhe ndaj qytetarëve, e kemi thënë ne e konstaton dhe raporti dhe vijon të thellohet kjo dramë. Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve. Para dhe pas 25 prillit, PD ka denoncuar krimet zgjedhore, 185 padi janë depozituar në SPAK dhe prokuroritë e rretheve, por asnjë nga krimet elektorale nuk është ndëshkuar deri në këtë moment. Nuk po fërkojmë duart nga gëzimi se na doli fjala që ky regjim i ka shpallur luftë demokracisë. Më 25 prill nuk u dëmtua PD, por shqiptarët që kërkonin ndryshimin dhe morën një goditje të rëndë. Është detyrë e drejtësisë, e SPAK të ndjekë me përparësi këto dosje dhe të ndalë këto ping-ponge”.

Lexo edhe :   Shtëpia e PD-së nuk bëhet institucion dhe si Berisha peshkon konfuzionin

Basha i është shmangur sërish pyetjes nëse Berisha do të jetë apo jo pjesë e grupit parlamentar të PD në shtator, pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA. Kreu i PD-së ua preu shkurt gazetarëve, duke u shprehur se nuk do të komentojë asnjë çështje tjetër, veç asaj për raportin e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit.

Lexo edhe :   Tensionohet situata në PD/ Basha: S’mund të jemi peng i interesave personale

Ai është pyetur për kërkesën e tij të bërë para fushatës zgjedhore që Tom Doshi të mos kandidonte për shkak se u shpall ‘non-grata’ nga SHBA. Por a do të aplikohet i njëjti standard edhe për ish-kryeministrin Berisha, i cili u shpall ‘non-grata’?! “Ne jemi krenar për ligjin për dekriminalizimin, ne nuk harrojmë se detyruam mazhorancën të pranonte plagën e rëndë të kriminalizimit të politikës, që është kryekëput një vepër e mirëmenduar e kreut të PS. Është kthyer në një problem edhe për ekonominë që po vuan pasoja të rënda të kriminalizimit në sektorë të veçantë të saj. Shteti është vënë nën funksion të një pakice. Beteja jonë për dekriminalizmin do të vazhdojë me të gjithë fuqinë. Nuk komentoj asnjë çështje jashtë këtij raporti, dhe do mbetem i hapur për çdo pyetje në çdo rast tjetër. Çdo shmangie e vëmendjes publike nga interesi, nuk i shërben opinionit publik”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...