Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pandemia/A do të shkojmë sërish drejt bllokimeve në vjeshtë?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Pandemia/A do të shkojmë sërish drejt bllokimeve në vjeshtë?

Nga: Melih Altinok “Daily Sabah”

Me fillimin e verës, vendet kanë nisur të lehtësojnë masat e tyre të izolimit. Britania, ku të mërkurën nuk u raportua asnjë vdekje nga Covid-19, planifikon të heqë shumicën e kufizimeve në 21 qershor. Nga ana tjetër Turqia, ku numri i rasteve po bie me shpejtësi, ka hyrë nga 1 qershori në procesin e lehtësisht të pjesshëm të masave të saj të rrepta.

Sipas rregullores së re, në Turqi mbajtja e maskës është ende e detyrueshme, madje edhe në ambientet e jashtme. Restorantet dhe kafenetë, do të jenë në gjendje të shërbejnë deri në orën 21:00, para se të fillojë ora policore në 22.00. Të dielave do të vijojë bllokimi i plotë. Ngjarjet dhe aktivitetet kolektive publike, janë gjithashtu të kufizuara. Disa ekspertë thonë se shtimi i vaksinimit dhe masat drastike të bllokimit, janë efektive në uljen e rasteve. Por ata nuk kanë qenë ende në gjendje të na japin prova bindëse për të mbështetur tezat e tyre. Gjithsesi siç shihet në Indi, disa autoritete pretendojnë se shkaku i varianteve janë vaksinat që e bëjnë virusin rezistent. Të tjerët shpjegojnë se ulja e numrit të rasteve, po vjen për shkak të ardhjes së verës në Hemisferën Veriore dhe ngrohjen e motit.

Disa shkencëtarë theksojnë se për shekuj me radhë, sëmundjet e traktit të sipërm të frymëmarrjes kanë pasur tendencën të jenë më pak agresive kur moti bëhet më i ngrohtë, ndaj ata ia atribuojnë stinës uljen e rasteve të reja me koronavirus. Edhe pse një këndvështrim i tillë është “shkishëruar shkencërisht”, pasi shkon përtej diskurseve zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në lidhje me pandeminë, kjo tezë nuk duket të jetë aspak e paarsyeshme. Kur moti ngrohet, imuniteti i njerëzve forcohet.

Njerëzit që marrin më shumë rreze dielli dhe ajër të pastër, bëhen më rezistentë ndaj sëmundjeve të tilla si gripi dhe koronavirusi. Sigurisht, në këtë rast, pyetja e parë që të vjen në mendje është se çfarë do të ndodhë kur të ikë vera, dhe kur moti të nisë të ftohet me ardhjen e vjeshtës. Duke pasur parasysh praktikat e vitit të kaluar, nuk do të përbënte habi rikthimi tek masat e rrepta të izolimit. Në këtë rast, ne mund të parashikojmë që masat do të shtrëngohen kur të shtohen në dimër rastet e sëmundjeve të traktit të sipërm respirator.

Kur është fundi? Sa do të zgjasë ky “ligj ushtarak mjekësor”? A do të jetojmë gjithmonë kështu tani e tutje? A do të pushojmë pjesërisht gjatë verës, dhe do të rrimë të mbyllur në shtëpitë tona në dimër? Pra a do të vazhdojmë të jemi në panik, dhe të ndalojmë jetën çdo vit sikur po e hasim për herë të parë një virus? Kjo gjendje e punëve nuk duket që të jetë e këndshme nëse nuk e heqim qafe panikun, që ishte i logjikshëm në fillim të pandemisë. Efektet anësore serioze të shkaktuara nga masat e diskutueshme të izolimit, që kemi përdorur për të parandaluar përhapjen e virusit, kanë shtuar shqetësimet tona.

Për shkak se kufizimet vendosen në përputhje me qëllimet utopike siç është zerimi i numrit të rasteve, “gripi ynë i ri sezonal” do të ketë rezultate shumë më vdekjeprurëse. Kufizimi i praktikave që lidhin njerëzit me jetën, krijon hapësirë për humbje të rikuperueshme.

Fakti që ekonomitë po futen në ngërç për shkak të masave të izolimit, shkakton shumë herë më shumë vdekje sesa pandemia e koronaviruseve. Për të mos përmendur pasojat e rënda të pezullimit të të drejtave dhe lirive tona universale, të cilat janë fituar gjatë mijëra viteve, siç janë dalja jashtë shtëpisë dhe udhëtimet. Unë shpresoj ta kem gabim për skenarin e errët që parashikova, duke vlerësuar procesin dhe diskurset mbizotëruese, dhe uroj që makthi të mbarojë këtë verë.

Burimi i lajmit: dailysabah. Përshtati Tirana Today

Tags: izolimkoronavirusOBSH

TË LIDHURA

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor
Bota

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet
Bota

Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet

17:41 | 31/12/2025
Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën
Bota

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

09:05 | 31/12/2025
Next Post
Jeta e trazuar e Franc Kafkës, romancierit të madh të shekullit XX

Jeta e trazuar e Franc Kafkës, romancierit të madh të shekullit XX

Lamtumirë gjyqtarit anësor, FIFA do vendosë robotë

Lamtumirë gjyqtarit anësor, FIFA do vendosë robotë

Ka frikë nga hakmarrja/ Burri vrau ish-dhëndrin, gruaja arratiset

Ka frikë nga hakmarrja/ Burri vrau ish-dhëndrin, gruaja arratiset







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

18:53 | 26/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com