Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar ftesën që kreyministri Edi Rama i bëri kryedemoratit Lulzim Basha, për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Në një prononcim të shkurtër për mediat nga Vlora, Kryemadhi tha se Rama është i mbaruar, dhe se nuk ka parë burrë që i lutet një burri për 24 orë 12 herë
Ndër të tjera, Kryemadhi u shpreh se në zgjedhjet e 25 prillit, LSI synon të marrë 4 mandate në qarkun e Vlorës.
Monika Kryemadhi: ”Jo, nuk është asnjë lloj tentative, unë nuk kam parë burrë që i lutet një burri për 24 orë 12 herë. Është i mbaruar. Pritshmëria e mia në Vlorë, 3 Vlora, një Saranda, 4!”