Një nga pjesëtarët e familjes së Donald Trump, do jetë i pranishëm në inaugurimin e Joe Biden si president i ardhshëm. Para pak ditësh, Joe Biden u certifikua si presidenti i 46 i SHBA, dhe kjo solli dhe trazira të mëdha ditën e certifikimit.
Një ditë më parë, FBI paralajmëroi se mbështetësit e Donald Trump po përgatiten për protesta ditën e inaugurimit të Joe Biden. Por është një person që ndoshta do të ishte e fundit që e mendonim të ishte në ceremoninë e inaugurimit.
Bëhet fjalë për Ivanka Trump. Duket se Ivanka e ka pranuar humbjen e babait të saj në zgjedhjet për president, edhe pse gjatë viteve të tij të qeverisjes ka qenë mbështetja më e madhe dhe krahu i djathtë i tij.
Sipas mediave, ky vendim vjen për shkak se ajo nuk do të shkatërrojë reputacionin dhe karrierën e saj. Ajo synon që në të ardhmen të kandidojë vetë për presidente të SHBA-së, ndaj dhe nuk do të krijojë një imazh të keq dhe të perceptohet si një figurë ndarëse e amerikanëve, ashtu siç shihet i ati.
Para se ti mbyllnin llogaritë e tij në rrjetet sociale, Trump deklaroi se nuk do të merrte pjese në ceremoninë e inaugurimit të Biden si president.