E hënë, 18 Janar, 2021
-6 C
Tirana

“Kemi dhe ne fajet tona”, Kryemadhi habit me deklaratën e saj

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot disa takime me banorë që janë prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit, si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin tonë. Ajo sërish ka akuzuar qeverinë, se kjo situatë ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit dhe mosfunksionimit të shtetit. Kryemadhi ka risjellë në fokus darkën e shumë komentuar të qeverisë në Dubai, për të cilën Rama tha se ishte paguar nga vendi pritës. Mjaft e revoltuar, kryetarja e LSI-së tha se varfëria është ulur këmbëkryq.

“Ne jemi shumë dakord që shteti me taksa mbahet, por kur shteti taksat tona i përdor për të ngrënë dhe për të pirë rrugëve të botës, ministrat, normal që s’kan pse të paguajne taksa. Unë nuk mund të them që mes një pensionisti me një pension social që është vetëm 70 mijë lek të vjetra, çfarë do të bëjë më parë ai? A do paguajë dritat? A do paguajë ujin? A do ushqehet? Kur ti ke minimumin e ndërgjegjes që një familje në fshat me 70 mijë lek të vjetra do paguajë dritat, ujin, ilaçet, do paguajë taksën e tokës që është e përmbytur. Ne e dimë që gjërat nuk ndryshohen me një të rënë të lapsit”, shtoi Kryemadhi.

Sipas saj, problemi është zbatimi i ligjit me dy standarde nga kjo qeveri. Kryemadhi ka surprizuar me deklaratën e saj, ku mban përgjegjësi mbi gabimet. “Edhe ne si politikë kemi fajet tona, se me thënë të drejtën edhe ne kur vijmë këtu tek ju, e kemi një lloj peshe barre mbi supe, se s’mund të themi që ne nuk jemi fajtorë.

Sepse nëse kjo situatë vjen sot deri këtu, përse vjen? Edhe për shkak të një lloj po themi neglizhence nga ana jonë, për hir të një stabiliteti, sikurse e thatë edhe ju. Problemi pra është zbatimi i ligjit me dy standarde.

Lexo edhe :   Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Qytetarin ti e merr dhe e plas brenda në birucë, ndërsa atë tjetrin që është i lidhur me ty e lejon të vjedhë. A ka mundësi për të ndryshuar? Sigurisht që po, ka mundësi pa fund. E rëndësishme është ta kuptosh dhe mos të bësh më gabim.

Lexo edhe :   Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Edhe unë kam bërë gabime. A ka mundësi ta përmirësoj? Po kam mundësi ta përmirësoj, për t’iu dhënë shansin dhe mundësinë të rinjve dhe të rejave, për t’u dhënë shansin të drejtojnë. Ju thatë që kam ngelur me gruan në shtëpi se fëmijët më kanë ikur në emigracion. Po nuk ka gjë më të keqe. Unë jam nënë vetë dhe e di ç’do të thotë kjo gjë”, përfundoi Kryemadhi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...