Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Evropa nuk është imune nga çmenduria politike e Amerikës

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Evropa nuk është imune nga çmenduria politike e Amerikës

Nga: Gideon Rachman “Financial Times”

Një turmë aktivistësh të ekstremit të djathtë thyejnë kordonin policor. Duke brohoritur dhe tundur flamuj, ata përgatiten të sulmojnë parlamentin. Në Uashington, turma arriti të hyjë brenda. Në Berlin, gushtin e vitit të kaluar, ajo u ndal në shkallët e Rajhshtagut.

Nëse demonstruesit do të ishin futur në ndërtesë, do të kishin gjetur disa mure ende të zbukuruar me grafite të ruajtura me kujdes që nga koha kur Rajhshtagu u pushtua nga trupat ruse në 1945. Ngjarjet në Gjermani gjatë verës, protestat e “jelekëverdhëve” në Francë, dhe pasionet e krijuara në Britani nga Brexit dhe Covid-19 -që të gjitha këto nënvizojnë të njëjtin argument.

Evropianët nuk mund të supozojnë se janë imunë ndaj pasioneve politike që kanë përfshirë aktualisht Amerikën. Shumë nga elementët që e destabilizuan SHBA-në , janë gjithashtu të pranishme në Evropë. Në veçanti, përhapja e teorive të konspiracionit, radikalizimi në internet, dhe lëvizjet politike ekstremiste.

Elementi thelbësor që mungon është Donald Trumpi. Fakti që teoricieni kryesor i konspiracionit në SHBA, është gjithashtu president, e bën situatën të rrezikshme në një mënyrë unike. Ishin përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur zgjedhjet, ato që nxitën qytetarë nga e gjithë Amerika që të udhëtonin drejt kryeqytetit të vendit, dhe të sulmonin Kongresin.

Por për evropianët do të ishte një gabim nëse do të besonin se mungesa e një figure si Trump, i bën ata të sigurt nga trazirat e rrezikshme politike, veçanërisht duke pasur parasysh krizën ekonomike, dhe problemet sociale të shkaktuar nga Covid-19.

Turmat e Rajhshtagut ishin më të vogla sesa ato që sulmuan Kapitolin. Por ata përfaqësonin një mori grupesh të ekstremit të djathtë, të aktivistëve kundër vaksinave, dhe besimtarë të teorive të komplotit QAnon, një lëvizje që në SHBA është e shfrenuar (dhe që pretendon se Trump po udhëheq një përpjekje për të mposhtur një konspiracion global të udhëhequr nga pedofilët).

Sondazhet të kryera pak më vonë, sugjeruan se 9 për qind e popullsisë gjermane mbështeste protestuesit e Rajhshtagut. Kjo është një bazë më e ngushtë sesa mbështetja që gëzon e djathta ekstreme në Amerikë, ku sondazhet menjëherë pas sulmit në Kongres,tregonin se gati gjysma e votuesve republikanë e miratonin aktin, pra 20-25 për qind e amerikanëve. (Edhe pse sondazhet e mëvonshme sugjeruan më pak mbështetje.)

Mbështetja për ekstremet e politikës është afro 25 për qind në ish-Gjermaninë Lindore. Zyrtarët në qeverinë e Angela Merkelit shqetësohen se ushtria, shërbimet e inteligjencës dhe policia,kanë depërtuar në shumë elementë të së djathtë ekstreme, dhe se disa njësi ushtarake elitare janë shpërbërë pikërisht për shkak të lidhjeve me ekstremizmin politik.

Nga ekstremistët e ekstremit të djathtë, ka pasur edhe disa sulme terroriste vdekjeprurëse. Edhe Franca ka arsye për t’u shqetësuar. Lëvizja e Jelekëverdhëve, e cila nisi në vitin 2018, nxori në rrugë qindra mijëra njërëz në demonstrata, që shpesh degraduan në dhunë dhe vandalizëm.

Gjithsesi, sondazhet sugjeruan se një shumicë e popullsisë franceze e simpatizoi lëvizjen vetëm nga inati i saj ndaj elitës qeverisëse të vendit. Gjithashtu, Franca ka nivelet më të larta të mbështetjes së lëvizjes kundër vaksinave në Evropë. Sondazhet sugjerojnë se thuajse gjysma e popullsisë, do të refuzojë të vaksinohet kundër Covid-19.

Ky nivel i madh dyshimi, ndihmon për të shpjeguar procesin shumë të ngadaltë të vaksinimit në këtë vend. Meqenëse ndjenja anti-vaksinë është e lidhur ngushtë me dyshimin ndaj shkencës dhe ekspertëve, dhe me një besim tek teoritë e konspiracionit, përhapja e tij në Francë flet për një “sëmundje” politike themelore.

Presidenti Emanuel Makron dukej shumë i përhumbur kur mbajtur një fjalim të veçantë, gjatë të cilit denoncoi sulmet në Kapitolt. Pjesa e Evropës më e afërt me situatën amerikane, në të cilën teoricienët e konspiracionit janë në fakt në krye të një qeverie, është ndoshta Polonia – ku Jarosllav Kazinski, figura kryesore në partinë qeverisëse Ligj dhe Drejtësi, ka promovuar vazhdimisht idenë se katastrofa ajrore e Smolenskut, që vrau pjesën më të madhe të elitës politike polake, përfshirë vëllain e tij, nuk ishte një aksident – por një komplot i qëllimshëm.

Ngjitja në pushtet e kësaj partie, ka sjellë një erozion serioz të masave mbrojtëse demokratike në Poloni, duke nxitur veprime ndëshkimore nga pjesa tjetër e BE-së .Ekstremizmi i ekstremit të djathtë i nxitur në internet, çoi në vrasjen e XhoKoks, një deputete laburiste, gjatë fushatës britanike për Brexit. Neil O’Brajen, një deputet konservator që ka shpenzuar shumë kohë duke u përballur në internet me skeptikët ndaj bllokimit në kuadër të Covid-19, paralajmëron se fantazitë e rrezikshme politike, përfshirë QAnon, po përhapen me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar, të nxitura nga një “kombinim i mediave sociale dhe mediave kryesore, të përgatitura të flirtojnë me ekstremistët”.

Konfuzioni mbi bllokimetanti-Covid, ka shtuar numrin e njerëzve që nuk kanë gjë tjetër për të bërë, përveçse të lundrojnë në internet duke kërkuar shpjegime për krizën, gjë që i bën ata të ndjeshëm ndaj radikalizimit.

Kundërshtarët e vaksinave, kanë arritur të nxjerrin mijëra njerëz në Sheshin Trafalgar në Londër, në tubime të drejtuara nga njerëz si Dejvid Ajk, që pretendon se është biri i Zotit, dhe se bota drejtohet nga një urdhër zvarranikësh që ndryshojnë formën.

Natyra qesharake e këtyre teorive të konspiracionit, e bën joshëse shpërfilljen e eksponentëve të tyre si të çmendur, që nuk do të kenë kurrë ndikim real në shoqëri. Por, siç treguan ngjarjet e fundit në Uashington, ato mund të fitojnë mbështetjen e miliona njerëzve, duke u bërë kësisoj një rrezik për demokracinë.

Rregulli sipas së cilit ajo që fillon në Amerikë, do të përfundojë në Evropë, nuk është i kufizuar vetëm tek kultura popullor edhe teknologjia. Ai mund të zbatohet edhe në politikë.

                            TIRANA TODAY

Tags: Donald TrumpSHBAZgjedhjet

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Ivanka Trump pranon humbjen e zgjedhjeve nga i ati, ja lëvizja e radhës

Ivanka Trump pranon humbjen e zgjedhjeve nga i ati, ja lëvizja e radhës

Kina zbulon trenin “plumb”, sfidon temperaturat -40 gradë celsius

Kina zbulon trenin “plumb”, sfidon temperaturat -40 gradë celsius

Krijoi vaksinën, por akoma nuk është vaksinuar

Krijoi vaksinën, por akoma nuk është vaksinuar

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Zelensky reagon sërish për Samitin e Alaskës: Duhet të arrihet paqja e vërtetë, jo thjesht një pauzë tjetër
Bota

Zelensky reagon sërish për Samitin e Alaskës: Duhet të arrihet paqja e vërtetë, jo thjesht një pauzë tjetër

by mirseda
13:15 | 16/08/2025
0

Presidenti Zelensky ka lëshuar një deklaratë tjetër pas takimit të Trump me Putinin, duke këmbëngulur se “duhet...

Starmer pas takimit Trump-Putin: Presidenti i SHBA-ve na ka sjellë më afër se kurrë përfundimit të luftës në Ukrainë

Starmer pas takimit Trump-Putin: Presidenti i SHBA-ve na ka sjellë më afër se kurrë përfundimit të luftës në Ukrainë

12:45 | 16/08/2025
Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet

12:04 | 16/08/2025
Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

11:26 | 16/08/2025
A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

11:13 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com