Pamjet e ministrave shqiptarë duke ngrënë darkë në Dubai, në restorantin e kuzhinierit të famshëm Nusr-et, bëri bujë në rrjetet sociale ditët e fundit. Lidhur me këtë darkë ka reaguar edhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha.
Ai thotë se Edi Rama, në këtë situatë të vështirë e ka lënë popullin në mëshirë të fatit. Gjithashtu përmendi se në një kohë kur jemi në krizë ekonomike, ministrat e tij hanë biftek me vlerë 1 mijë dollarë.
“Duket sikur jemi mësuar me gjithçka, dhe kjo është shumë e rrezikshme. Dy ditë më parë u bë publike ku qindra mijëra qytetarë ishin pa mbështetje, ndërsa ministrat e Ramës po darkonin në restorantet më të shtrenjta të botës.
1 mijë dollarë bifteku, ndërsa njerëzit po shtyhen në krizën më të thellë ekonomike. Ata nuk kanë turp… Rama nuk ka turp, por mesa duket para ka”, ishin fjalët e Bashës.