Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Tri rrugët që po e çojnë opozitën drejt humbjes më 25 prill

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kur Ilir Meta dhe opozita i shpallin luftë SHBA-së dhe BE-së

Nga: Alfred Peza

Kur jemi vetëm 16 të diela larg ditës së votimit, ka një paqartësi nga ana e mbështetësve të opozitës, në lidhje me strategjinë e lidershipit të saj për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të pranverës. Një gjë është e sigurtë, se tri rrugët që po ndjekin udhëheqësit e tyre deri tani, po i çojnë drejt humbjes së sigurtë. Këtu mund të gjendet edhe shkaku, se përse ka një mungesë fryme dhe entuziazmi, në radhët e tyre për atë që i pret më 25 prill.

I.

Lulzim Basha kishte deklaruar që në pranverën e shkuar, se gjatë gjithë verës 2020 nuk do të bënte fare pushime dhe se deri në fund të gushtit, PD do të kishte jo vetëm listën e kandidatëve të saj për deputetë por edhe programin qeverisës me të cilin do ti kërkonte votën shqiptarëve për të ardhur në pushtet.

Kaloi vera dhe iku vjeshta. Vitin 2020 e lamë pas dhe kalendarit të ri, i kemi hapur tashmë, edhe fletën e parë. Bashkë me ditët, javët, muajt dhe vitin e vjetër, ka nisur që të iki dhe dimri. Ndërsa Lulzim Basha, vazhdon të mos ketë gati ende, asnjërën prej tyre. Listën e kandidatëve për deputetë, nuk e ka ai në dorë, por Sali Berisha i cili ka thënë se do kandidojë ku të dojë dhe këtë do ta deklarojë kur të dojë ai.

Kaq mjafton për të kuptuar se opozita jonë nuk ka as lidership, sepse “de jure” të tjerë janë në krye të saj dhe “de facto”, të tjerë e drejtojnë atë. Nga PD kanë dalë gjatë kësaj kohe edhe nja 3 a 4 parti të reja politike dhe fakt është se opozita është më e përçarë se kurrë, përballë PS dhe Kryeministrit Rama.

Prova është se “Opozita e Bashkuar”, nuk do të dali me një koalicion të vetëm paraelektorale dhe me një listë të përbashkët kandidatësh për deputetë, por me të paktën dy; njëra e udhëhequr nga PD dhe tjetra nga LSI. Përballë një liste të mazhorancës, opozita në totalin e vet do të dali me të paktën tri, a më shumë koalicione zgjedhore. Sa më e copëzuar opozita, aq më pak shanse ka, që ajo të rikthehet në pushtet.

II.

Lidershipi i opozitës e ka bërë ves që të sulmojë mazhorancën ose në pikat e saj më të forta, të cilat i japin të majtës identitetin e vet qeverisës, ose përmes kauzash të rreme opozitare. Asnjëherë deri më sot pas 2013, liderët e opozitës nuk kanë patur një kalë beteje të vetin, me të cilin të luftonin pa u ndalur përgjatë këtyre dy mandateve deri në fitore.

Mungesa e identitetit të së djathtës opozitare, vjen nga mungesa e vizionit të lidershipit të saj dhe e forcës së moralit për ti shpjeguar dhe imponuar shoqërisë shqiptare, projektin e vet origjinal qeverisës. Një projeksion që nxit e përhap dalëngadalë frymën e madhe të ndryshimit, e cila arrin kulmin në ditën e zgjedhjeve, përmes ortekut të votave popullore që çon në rrotacionin e pashmangshëm të pushtetit.

E vetmja gjë që kanë bërë këto mbi 7 vjet në opozitë, kanë qenë luftrat fake në “çadra bulevardi”, “revolucionet e molotovëve” dhe deri tek “revolucioni i gurëve” në dhjetorin që sapo lamë pas. E në pushimet ndërmjet tyre, u përfshinë në betejat sportadike propogandistiko- mediatike përmes kauzash të rreme, me çështje ku zhurma për ta është gjithçka dhe qëllimi në fund, asgjë.

III.

Ajo që të çudit është se tani janë përfshirë në çështje shumë të rëndësishme, por në mënyrën më të gabuar, në përfundim të të cilave do dalin edhe më të mundur sesa deri më sot. Opozita dhe lidershipi i saj kanë dashur gjithmonë që të përfshihen politikisht, me qëllim përfitimi të pastër elektoral, në beteja si ajo për projektin e rindërtimit të zonave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe në atë të vaksinës kundër covid-19.

Të sulmosh qeverinë në dy nga pikat e saj më të forta, është një vetëvrasje politike dhe elektorale, të cilën vetëm Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi mund ta bëjnë.

E keni vënë re besoj, sesa më shumë e bëjnë aq më i qetë dhe i sigurtë ndihet për fitoren e mandatit të tij të tretë, Edi Rama. Sepse nuk ka gjë më të gabuar në politikë, sesa ta ndërpresësh kundërshtarin tënd, kur është duke gabuar kësisoj si opozita jonë përpara zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Mënyrat për të shkuar tek fitorja janë të pafundme, por ajo asnjëherë nuk ka kaluar nëpër rrugicat qorre si këto, që të bëjnë të humbasësh rrugën përmes pyllit të historisë!

 

Tags: Alfred Pezailir metalulzim bashaMonika Kryemadhisali berisha

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
30-vjeçari do dilte para gjykatës, si u iku nga duart efektivëve në Komisariat

30-vjeçari do dilte para gjykatës, si u iku nga duart efektivëve në Komisariat

Pas Covid-19, Italia tronditet edhe nga lëkundjet sizmike

Kroacia shkundet sërish nga tërmeti

Një tjetër humbje e madhe, ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Një tjetër humbje e madhe, ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com