E martë, 26 Janar, 2021
2 C
Tirana

30-vjeçari do dilte para gjykatës, si u iku nga duart efektivëve në Komisariat

30-vjeçari Rigers Lala është arratisur mëngjesin e sotëm nga Komisariati numër 1 në Tiranë. Rreth orës 08:00 të mëngjesit, ai është dërguar për të dhënë shenjat e gishtave. Më tej do të dërgohej në Gjykatën e Tiranës, për të mësuar masën e sigurisë. Lala ka qenë i shoqëruar nga dy efektivë, ndërsa në një moment ai është larguar.

SHÇBA ka nisur një hetim për dy efektivët që shoqëronin 30-vjeçarin, ndërsa është ende e paqartë si ai është larguar.

Rigers Lala është arrestuar më 2 janar për “armëmbajtje pa leje”. 30-vjeçari u arrestua në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet, nga forcat “Shigjeta”, teksa u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje.

Në momentin që ka parë policinë, ai ka hedhur armën në tokë e ka tentuar të largohet me vrap.

Ai është kapur gjatë ndjekjes nga ana e efektivëve, dhe arma që posedonte është sekuestruar. Sot ai pritej të njihej me masën e sigurisë, përpara se të arratisej.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...