Humb jetën tragjikisht futbollisti i njohur 23-vjeçar (FOTO)

Një futbollist 23-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik. Bëhet fjalë për futbollistin e Atletiko Bilbaos, Aitor Gandiaga.

Mjeti me të cilën udhëtonte futbollisti, është përplasur me një autobus, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të sulmuesit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi bask nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. “Dhimbje e madhe për humbjen e djaloshit tonë. Përqafime të mëdha për familjen, miqtë dhe kolegët e tij“, shkruan në Twitter klubi iberik.