Pas dy javësh trajtim në spital, Covidi i ka i merrë jetën zbuluesit të tulipanit shqiptar, Besnik Hallaçi. Ai prej dy javësh ishte i shtruar tek “Shefqet Ndroqi”, ku dhe po merrte trajtim të specializuar për Covid-19. Por për fat të keq, nuk ia ka dalë dot mbanë, duke e mposhtur virusi vdekjeprurës në moshën 64-vjeçare.
Hallaçi ishte biolog dhe ambientalistit i njohur në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, dhe zbulues i “Tulipanit Shqiptar” ndryshe “Tulipani i Kukësit”.
Lajmin e hidhur e kanë përcjellë miqtë e tij në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shkruajnë se ai ishte një njeri fisnik, familjar model, biolog, ambientalist, studiues i pasionuar, fotograf, njeri që si rrallëkush e njihte florën e faunën e verilindjes.
“Humbëm botanistin e njohur ndërkombëtar Dr.Besnik Hallaçin, Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Kukës, një nga zbuluesit e tulipanit shqiptar, Tulipa Albanica dhe Epimeda e Alpeve. Po jo vetëm kaq, Hallaçi u përpoq duke botuar një sërë shkrimesh shkencore derisa këto bimë morën çertifikimin ndërkombëtar dhe të tjera prisnin rradhën e publikimit nga aparati i tij fotografik dhe studimet e tij shkencore. U prefsh në paqe kolegu dhe miku ynë! Ngushëllime familjes!”, shkruan në një postim Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.