E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Opinion/Corona është këtu dhe do të mbetet

Angela Merkel ka të drejtë: diçka ka ardhur, ka ardhur në të gjithë botën gjatë vitit 2020, diçka që askush nuk e priste. Në fjalimin e saj tradicional për Vitin e Ri, kancelarja foli kryesisht vetëm për pandeminë. Në fund ajo tha edhe disa fjalë për mbrojtjen e klimës dhe nevojën për të vazhduar të sigurojë kushtet e njëjta të jetës në Gjermani. Por tema e saj ishte Corona – mbi të gjitha.

Merkel kërkon unitet

Merkel shpesh kritikohet për qëndrime tepër të ndjeshme ndaj të vdekurve. Ajo sulmoi ashpër mohuesit e virusit: Fjalët e këtilla nuk janë të vërteta, janë cinike dhe të tmerrshme ndaj viktimave. Merkel falënderoi mjekët, sanitaret, shoferët e autobusëve, punonjësit në pikat e karburanteve, policët, ushtarët, bashkëpunëtorët e enteve të shëndetësisë. Përmendi edhe punonjësit e kulturës që kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë.

Deutschland Berlin | Videokonferenz mit Angela Merkel | Ugur SahinShumë shkurt përmendi edhe temën e madhe politike gjatë kohës sa është kancelare – ardhjen e të huajve dhe refugjatët. Merkel në këtë kontekst përmendi koncernin gjerman Biontech, i cili ka zbuluar vaksinën kundër Coronës. Një firmë ku punojnë njerëz nga 60 kombe të ndryshme. Asgjë më mirë nuk dëshmon fuqinë e shumëllojshmërisë, tha Merkel. Kjo ka një jehonë të madhe.

Merkel nuk kërkoi falje për gabime

Ata që kanë pritur që kancelarja të kërkojë falje për disa gabime serioze në përballimin e pandemisë, veçanërisht në tre muajt e fundit, me siguri që do të zhgënjehen. Kancelarja foli për mësimet e vazhdueshme gjatë vitit të kaluar – kaq. Ajo refuzoi të fajësojë kryeministrat e disa vendeve, të cilët me padurim këmbëngulën për t’i dhënë fund kufizimeve të pranverës. Ajo nuk kërkoi falje as për mosmarrëveshjet në dhjetor.

Merkel thotë se grindjet rreth renditjes së personave që duhet të vaksinohen në Gjermani janë të pakuptimta. Ajo tha një fjali tipike në fund: “Edhe unë do të vaksinohem, kur të më vijë radha.” Që do të thotë – grindjet rreth renditjes së personave që duhet të vaksinohen janë të pakuptimta.

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

Po të mos ishte Corona, kancelarja Merkel, e cila ka qenë në këtë detyrë për 15 vjet, ndoshta do të kishte shfrytëzuar këtë rast për të bërë një rikapitulim të periudhës sa ka qenë në këtë post. Por ne kushtet e tanishme kjo është e papërshtatshme. Kancelarja Merkel është përqendruar tani tek luftimi i pandemisë Corona, në mënyrë që vendi të vazhdojë rrugën e suksesit. Nuk është ende e qartë nëse kjo do të rezultojë me sukses. Merkel e di këtë. Kështu që nuk është koha për bilance. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...