59-vjeçari Përparim Ademi i cili vrau dy motrat mëngjesin e sotëm, ka treguar në polici arsyet e këtij akti. Autori i vrasjes së dyfishtë është shprehur se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Përparim Ademi ka deklaruar se do të vetëdorëzohej në polici.
“Vrasjen e kam bërë për motive xhelozie, dyshoja se më tradhtonte, u nisa për tu vetëdorëzuar në polici”, ka thënë ai.
Krimi i dyfishtë ka ndodhur në banesë, ku Përparim Ademi ka vrarë me armën tip automatik bashkëjetuesen dhe motrën e saj.
Viktima janë Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, motra me njëra-tjetrën. Zhaneta kishte një lidhje me 59-vjeçarin dhe dyshohet se një konflik mes tyre ka çuar në këtë fund tragjik. 59-vjeçari është vënë në pranga pak orë pas ngjarjes së rëndë.